Arrestohet për trafik droge ish polici në Tiranë. Gruaja e akuzon për dhunë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar të premten ish policin me inicialet S.O. 31 vjeç i cili ishte dënuar nga gjykata me burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo edhe bashkëshortja e ka akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.


“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, tha Policia.

Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.




Skip to toolbar