Sulm me thikë në Paris, një i vdekur 2 të plagosur. Agresori vritet nga policia

AKTUALITET


Një person mbeti i vdekur ndërsa dy të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë në një park në Paris. Ngjarja ndodhi të premten pasdite, kur një person sulmoi me thikë 3 kalimtarë në zonën e Villejuif në një park, 7 kilometra larg Parisit.

Një prej të plagosurve humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital. Policia ndërhyri menjëherë duke qëlluar për vdekje agresorin.


Mësohet se personi që vdiq nga sulmi me thikë është një i moshuar. Banorët tregojnë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë, teksa kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kur policia qëlloi agresorin brenda në park. Ende nuk dihet identiteti i agresorit dhe emri i tij.

Ndërkohë, gjatë kqyrjes së trupit, agresorit i është gjetur dhe një jelek me lëndë shpërthyese, çka shton dyshimet se ishte një sulm i planifikuar terrorist.




Skip to toolbar