Aksion italo-shqiptar kundër drogës, koka e krimit kapet në Vlorë

Një bashkëpunim i Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane është finalizuar me disa të arrestuar të akuzuar për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “SABBIA” . Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” italiane në Shqipëri

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi Flodian Serjani, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Substanca narkotike u soll nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e anijeve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare. Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë prekur nga krimi i organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua sot.

Droga, nëpërmjet korrierëve, transportohej më pas në vende të ndryshme të tregut në Itali. Vendet ku transportohej lënda narkotike janë Roma, Napoli, Milano dhe Firenze.  Pikërisht në Toskanë, organizata kishte një bazë. Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj, Julian Aliaj. Ata dyshohet se shpërndanin drogën në komunat e Firences. Lënda narkotike sillej nga Shqipëria në Brindizi.

Ndërkaq, në mediat italiane thuhet se kreu i bandës kriminale dyshohet se është  Flodian Serjani, një trafikant droge me lidhje të forta në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave. Serjani u arrestua sot në Vlorë, Shqipëri. Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore.

Kapet me 110 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 110 kilogramë marijuanë në banesën e tij. Në prangat e policisë ka rënë shqiptari me iniciale I.J., 47 vjeç, i cili do të gjykohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi ka ndodhur në provincën e Messinës. Pas lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit, bëri që karabinierët t’i visheshin në ndjekje dhe më pas të bëni një kontroll në banesën e tij, ku u sekuestrua edhe sasia e drogës.

U kap me kokainë, arrestohet një 26-vjeçar shqiptar

Sjellja e dyshimtë e një të riu shqiptar ka bërë që të vihet në ndjekje nga policia italiane. Pas kontrollit fizik atij ju gjetën 450 euro dhe dy celularë, duke mos qenë në gjendje të justifikonte shumën, karabinierët bën një kontroll edhe në banesën e tij në Reggio Emilia.

Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan 26 gramë kokainë, e fshehur në një sirtar.

26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua dhe pritet të njihet me masën e sigurisë për trafikim të lëndëve narkotike.

Gati për të nxjerrë në treg 300 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Karabinierët italianë kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar Rudmir Tatari, 43 vjeç, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Shqiptari prej kohësh ishte nën vëzhgimit të policisë italiane, për lëvizjet e tij të dyshimta.

Policia vendosi të kontrollonte banesën e tij ku dhe konfirmoi edhe dyshimet e saj. Në të u gjetën 2 kuti të mëdha me marijuanë të ndara në disa doza, pesha e së cilave arrinte në 12 kg. Gjetja e lëndës narkotike u bë përmes njësisë së qenve anti-drogë.

Droga kapte në treg një vlerë prej 300 mijë euro, ndërsa ishte bërë gati për t’u shpërndarë në rrugët e Barit.

Tjetërsoi pronat në Theth, arrestohet ish kryekomunari

Vihet në prangat e policisë ish kryetari i komunës Shalë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për tjetërsim me pronat. Dedë Tonaj ishte dënuar me 2.8 vite burg në dhjetor të 2017 nga Gjykata e Shkodrës, pasi kishte abuzuar me dhënien e pronësisë disa banorëve dhe familjarëve të tij për prona që nuk u takonin.

Tonaj në bashkëpunim me ish vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, kanë falsifikuar dokumente zyrtare duke bërë pronarë disa persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit. Sipërfaqja e pronave të tjetërsuara është 41.500 metra katrorë.

Kapen me sasi të mëdha droge dhe parash, dy shqiptarë në pranga

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy kushurinjtë, të moshave 35 dhe 24 vjeç, janë ndaluar nga policia gjatë një kontrolli me 3000 euro me vete. Duke mos qenë në gjendje të justifikonin shumën e parave, policia ka kryer një kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur një armë, 16 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 120 mijë euro që mendohet se janë fituar nga shitja e drogës.

Sipas verifikimeve të policisë, 35 vjeçari ishte dëbuar nga Italia, por ishte rikthyer pasi kishte ndërruar mbiemrin.

Korçë, vodhën naftën e kompanisë ku punonin, 2 të arrestuar

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur naftë në kompaninë ku ishin të punësuar dhe e shisnin atë më pas në treg.

Atestohen shtetasit me iniciale F.S., 25 vjeç dhe M.Z., 29 vjeç, ndërsa ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.B., 49 vjeç.

Dy të arrestuarit punojnë në një kompani që kryen punime pranë gazsjellësit TAP, ndërsa janë kapur në flagrancë duke i shitur naftën e vjedhur shtetasi 49 vjeçar.

Hetimet i kaluar Prokurorisë Korçë për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Dhunon 41 vjeçaren gjatë vjedhjes, arrestohet i riu

Policia e Pukës ka arrestuar një 27 vjeçar, pasi është futur në banesën e një shtetase dhe e ka dhunuara të.

Arrestohet shtetasi me iniciale M.N., 27 vjeç, pasi ka dhunuar 41 vjeçaren me iniciale B.B., në banesën e saj gjatë kohës që kishte hyrë për të vjedhur.

27 vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje me dhunë, ndërsa njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës”.

Kapet me drogë dhe para, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili u kap me drogë në makinë. Shqiptari me iniciale B.X., 31 vjeç nuk i ndaloi patrullës së policë duke bërë që ajo të vihej në ndjekje të tij.

Gjatë kontrollit të makinës policia gjeti 13 gramë kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan 1000 euro, që mendohet se kanë ardhur nga tregtimi i drogës.

Sekuestrohen 50 kg drogë, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi u kap me 50 kg drogë.

32-vjeçari u ndaluar në zonën e Selanikut, pas kontrollit që policia bëri në makinën e tij, ku gjeti drogën të ndarë në pako.

Skip to toolbar