Argjend Mustafa: Flamurtari kap Europën

Argjend Mustafa do të jetë titullar në takimin e nesërm që Flamurtari luan në transfertë ndaj Skënderbeut. Mesfushori i vlonjatëve ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka komentuar përballjen me korçarët.

Mustafa  gjatë fjalës së tij theksoi faktin se ndeshja ndaj Skënderbeut do të jetë e vështirë, megjithatë, ai beson se ekipi i Flamurtarit është gati dhe i përgatitur për këtë takim.

“Është ndeshje e vështirë, të them të drejtën, duke pasur parasysh traditën dhe emrin që ka krijuar Skënderbeu. Megjithatë, ne jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ia dalim me sukses. Kam besim se mund ta arrijmë Europën, por duhet besim nga të gjithë dhe të vijojmë si kemi bërë në javët e fundit”

Avantazh fakti që Skënderbeu luajti në kupë në mesjavë? Mund të ndikojë, por Skënderbeu ka lojtarë cilësorë dhe mund t’i përballojë të dy kompeticionet, ndaj nuk besoj se lodhja do jetë problem madhor”, deklaroi mesfushori.

Franc Veliu: Shpresoj të përsëritet historia ndaj Skënderbeut!

Flamurtari udhëton drejt Korçës këtë fundjavë, ku do të luajë kundër Skënderbeut në sfidën e radhës në kampionat. Ashtu siç ka ndodhur në takimet e fundit, Ilir Daja nuk ka dalë përsëri në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, por dy futbollistë i janë përgjigjur gazetarëve vlonjatë rreth takimit të nesërm. Mbrojtësi Franc Veliu ka folur së bashku me mesfushorin Argjend Mustafa.

I pari që u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka qenë mbrojtësi veteran i vlonjatëve, i cili është shprehur se ndaj Skënderbeut synon të përsëritet historia e nëntë viteve më parë, ku Franc Veliu shënote golin e fitores për Flamurtarin ndaj korçarëve.

“Me sa mbaj mend për ndeshje kampionati kemi kohë pa fituar, 9 vite. Shpresoj shumë që historia të përsëritet dhe të marrim një rezultat pozitiv. Skënderbeu është ekip cilësor, përtej luhatjeve, ndaj është ndeshje shumë e vështirë. Nuk është se shohim nga rivalët, shohim ecurinë tonë dhe rëndësi ka që po ecim mirë”.

“Për ne është një rival si gjithë të tjerët, besoj se do jetë një ndeshje e bukur. Frikë nuk e kemi pasur ndonjëherë Skënderbeun, pasi ndër vite kemi pasur bilanc pozitiv me ta. Nuk është Skënderbeu i viteve të fundit, por nuk e nënvlerësojmë në asnjë mënyrë. Shkojmë për gjithçka në Korçë, si në çdo ndeshje tjetër. Duam të luajmë mirë dhe të kënaqim tifozët, duke vijuar me ecurinë pozitive që kemi pasur deri tani”, u shpreh Veliu.

Ndahen në paqe “fukarenjtë” e Superligës

Dy ekipet që po kalojnë një sezon të vështirë financiar, Flamurtari dhe Luftëtari, janë përballur mes tyre këtë të shtunë, me sfidën që është mbyllur në barazim 1-1.

Andi Ribaj kaloi Flamurtarin në avantazh në minutën e 49′, ndërsa Realdo Fili ka barazuar në minutat e fundit të takimit për Luftëtarin, duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ndeshja nuk ka dhuruar shumë emocione, pavarësisht se të dyja skuadrat janë munduar të prodhojnë lojë agresive, me qarkullim topi kryesisht në repartin e mesfushës.

Në pjesën e dytë pati më shumë raste, me Luftëtarin që mund të kishte realizuar një gol në minutën e 63′, por shtylla pengoi gjirokastritët te barazonin në këtë moment, por që e bën në fund.

Vendi i tretë mbetet i kuqezinjëve me 48 pikë, 3 më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Laçi. Luftëtari mbetet në vendin e 7 me 38 pikë. Dy më shumë se Tirana dhe 7 më shumë se Kastrioti.

Basket femra, Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë!

Ekipi i basketbollit të Flamurtarit për Femra ka fituar Superkupën e Shqipërisë, duke mundur rivalet e Sh.B. Tiranës, në ndeshjen e luajtur në qytetin e Vlorës. Ndeshja ka përfunduar 62-58, ndërsa Superkupa bëhet i pari trofe sezonal për ekipin e Flamurtarit në basketboll për femra.

Në këtë finale morën pjesë ekipi kampion në fuqi (Flamurtari) dhe ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë (Sh.B.Tirana). Për vlonjatet e trajnerit Toska ky trofe është një hakmarrje ndaj Sh.B.Tiranës, pas dështimit në Kupën e Shqipërisë, në shkurt të këtij viti.

Ndeshja ka qenë gjatë gjithë kohës e ekuilibruar, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Deri në fund sfida ka qenë e hapur, me emocione dhe rivalitet, ndërkohë që niveli nuk ka qenë ai që pritej dhe gabimet e lojtareve të shumta.

Duket se të dyja ekipet e ndjenë presionin e kësaj sfide të rëndësishme, që ishte një test para gjysmëfinaleve të play off-it, që nisin këtë fundjavë, ku këto dy ekipe do të përballen sërish mes tyre. Nesër, në qytetin e Durrësit, do të luhet Superkupa e Shqipërisë për meshkuj midis Tiranës dhe Teutës.

Musta e Cale s`njohin krizën: Flamurtari shkon në Europë!

Pas fitores me Tiranën, Flamurtari do të presë në shtëpi Teutën. Në javën e parë të fazës së katërt, të dyja skuadrat do të synojnë fitoren. Ilir Daja ka zgjedhur përsëri të mos dalë në konferencë për shtyp, ashtu si para ndeshjes me Tiranën. Këtë të martë, për të folur para gazetarëve, kaun dy futbollistë të tjerë, Emiliano Musta dhe Elton Cale.

Musta – “Fitorja ndaj Tiranës na vlejti shumë, tani ndihemi edhe më mirë moralisht, në prag të një takimi delikat dhe të vështirë si ai ndaj Teutës. Durrsakët luanin për titull deri para pak javësh, por ka bërë disa gabime dhe u rrezikohet edhe Europa, siç thotë renditja. Gjithsesi, do të japim maksimumin, duam fitoren për të shkuar sa më lart“.

Musta është një “ish” i Teutës: “Nuk është ndonjë ndeshje e veçantë për mua, sepse pak lojtarë kanë mbetur nga koha kur luaja unë, ndërkohë që është si një derbi më shumë për faktin se disa lojtarë që kanë luajtur me Flamurtarin tani luajnë në Durrës, duke nisur nga Busic e Bicaj, apo Sidibe e Camara”.

Mesfushori brazilian Elton Cale është i vetmi i huaj i mbetur në Vlorë, pas eksodit të janarit, por përtej problemeve financiare anësori ofensiv mendon për fushën dhe për suksesin e radhës: “Është e vërtetë që kemi humbur shumë lojtarë prej janarit, por nëse një skuadër është e bashkuar si ne, mund të bëjë gjëra të mira. Fituam ndaj Tiranës, tani luajmë sërish në fushën tonë dhe duam të vijojmë me këtë ritëm. Europa? Janë shumë ekipe në garë, por renditja thotë që jemi edhe ne aty”.

Flamurtari fiton “derbin” e bregdetit (video)

Nuk kanë fund telashet për Teutën, e cila pasi u turpërua 5-0 nga Laçi pak ditë më parë, ka vijuar me të njëjtën histori dhe sot, pasi është mundur në transfertë nga Flamurtari me rezultatin 3-1.

Skuadra durrsake nuk ka pësuar vetëm një humbje që tregon momentin e vështirë të saj, por kjo disfatë e sotme e ka zbritur ekipin durrsak në vendin e katërt në renditje, ndërsa vendin e tretë e kanë marrë vlonjatët.

Ribaj ka kaluar në epërsi skuadrën e tij që në mintuën e 2` të takimit, ndërsa në pjesën e dytë Xhevair Sukaj dyfishon për Flamurtarin.

Teuta reagon dhe ngushton shifrat në 2-1 me gol të Traores, por në fund janë vlonjatët ata që shënojnë përsëri me Bathën, duke vulosur shifrat në 3-1.

Kështu u mbyl “derbi” i bregdetit, me Flamurtarin që tashmë që i bën presion Kukësit të vendit të dytë, pasi diferenca mes tyre është vetëm katër pikë dhe në fundjavë do të kenë përballje direkete.

Ilir Daja: Ne bëjmë detyrën në fushë!

Ilir Daja është duke bërë mrekulli në Vlorë, pasi po drejton një ekip pa paga dhe që në janar i ikën 6 lojtarë formacioni. Pavarësisht këtyre, trajneri kryeqytetas po ia del të mbajë grupin e bashkuar dhe të marrë pikë në ndeshje të rëndësishme siç ishte dhe ajo sot me Teutën, që e fitoi 3-1. Pas ndeshjes trajneri ka folur për “Supersport”, duke deklaruar se skuadra po bën detyrën, ndërsa janë drejtuesit ata që duhet të mendojnë për pjesën tjetër.

Ndeshja: “Po përdorim vetëm 11 lojtarë dhe nuk kemi shumë energji. E filluam mirë dhe mund të kishim shkuar në 2-0 me Kale, por më pas lojën e mori në dorë kundërshtari që na vuri në vështirësi. Në fund, morëm një fitore të rëndësishme kundër një ekipi që ishte pretendent për titull deri para pak javësh. Frikë pas 2-1-shit? Po, por më pas arritëm ta mbronim rezultatin”.

Problemet financiare: “Ne kemi për detyrë që të bëjmë  atë që na takon, të fitojmë ndeshjet në fushën e lojës. Pjesa tjetër i takon drejtuesve të klubit. Ne po i shërbejmë qytetit me këto rezultate, sepse pjesa e sipërme e renditjes ka skuadra që kanë bërë merkato në janar, ndërsa ne kemi patur largime”.

Sekreti i Flamurtarit: “Ky grup ka një shpirt skuadre shumë pozitiv, gjë që ia bën të lehtë punën edhe stafit. Pa mbështetjen e lojtarëve nuk mund të bëhet gjë. Vendi i tretë? Përderisa jemi në vendin e tretë, do të thotë se e meritojmë”.

Disiplina “fal” klubet e Superligës, “masakrohen” ekipet e moshave!

Komisioni i Disiplinës Sporitve në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të dhënë vendimet në lidhje me ndeshjet e kampionatit që u luajtën në mesin e javës. Ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim zakonisht në vendimet e KDS, këtë herë nuk ka pasur dënime të rënda apo gjoba për klubet, lojtarët dhe zyrtarët e ekipeve të Superligës.

Laçi dhe Flamurtari janë të vetmet klube të Kategorisë Superiore, që paralajmërohehn se nëse do të ketë sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e ardhshme, do të jenë subjekt i rregulloreve të FSHF-së.

1. FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

2. KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

3. “Akademia AAS” U-19, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

4. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Besa” U-17, Xhemal Vaskja, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b te KDS, dënohet me 6 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7. KS “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

8. KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

9. KF “Lushnja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

10. Lojtari i KF “Kamza” U-17, Klevis Hila, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Burreli” U-17, Roxherio Lika, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

ive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

2. KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

3. “Akademia AAS” U-19, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

4. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Besa” U-17, Xhemal Vaskja, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b te KDS, dënohet me 6 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7. KS “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

8. KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

9. KF “Lushnja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

10. Lojtari i KF “Kamza” U-17, Klevis Hila, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Burreli” U-17, Roxherio Lika, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Gjoka: Flamurtari ekip i madh, por fitojmë ne!

Ernest Gjoka debutoi me fitore pak ditë më parë ndaj Laçit si trajner i Kukësit. I rikthyer në këtë detyrë tek ekipi verilindor pas dy sezonesh, Gjoka synon që të përsërit një tjetër sukses këtë javë. Kukësi do të përballet me Flamurtarin, ekip që ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe vjen tepër i motivuar. Megjithatë, Ernest Gjoka, ka analizuar situatën në ekipin e tij, gjatë konferencës për shtyp të dhënë ditën e sotme, teksa është shprehur optimist për fitore.

Flamurtari, ekip që ka befasuar…

E vërtetë, ndeshje shumë e vështirë, ndaj një rivali më emër të madh dhe më lojtarë cilësorë dhe trajner kampion. Gjithsesi, duam rezultat pozitiv, pa e parë shumë renditjen.

Ndryshimi te Kukësi, a ka nisur që nga ndeshja me Laçin?

Një nga gjërat kryesore është se këtu kisha lënë një mentalitet dhe ide që për të arritur sukses duhet luajtur mirë. Grupi u përshtat shumë mirë, ndoshta kanë ndikuar edhe lojtarët që kanë qenë këtu në kohën time. Nuk kam ndryshuar dot shumë gjëra, kam punuar sidomos në aspektin psikologjik, aty duhej punë.

Ngërçi në ekip, a është kaluar?

Nuk është aq e lehtë, por lojtarët që kam drejtuar edhe më herët ndikojnë shumë në futjen e frymës së duhur në grup.

Musolli, a është gati të luajë titullar?

I ka kaluar testet, mendoj se është gati. Testi në Laç, me 30 minuta, shërbeu për të kuptuar sa gati është dhe e kaloi, ndaj është gati të luajë titullar. Për mua është shumë i rëndësishëm, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që ma njohin mirë mënyrën e punës. Është një nga liderët te ky Kukës.

Rexhinaldo e Shkurtaj…

I vlerësoj shumë, janë lojtarë cilësorë dhe që mund të japin shumë. Mendoj e duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën për t’i bërë të funksionojnë shumë mirë së bashku.

Presioni për trofe dhe deklarata e Gjicit që trajnerët duhet të arrijnë rezultate menjëherë…

Është normal, presidenti Gjici ka investuar shumë dhe kërkon trofe, si çdo president. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe.

Grupi, a do të ruhet edhe sezonin e ardhshëm?

Duhet ruajtur ky grup për një periudhë afatgjatë, për të ndërtuar diçka serioze. Uroj që grupi të ruhet, sepse është shumë cilësor.

Flamurtari një deja vu, e ke drejtuar edhe vetë në krizë totale dhe ke fituar kupë…

Po, e kam përjetuar atë situatë, mes vështirësish pa fund kemi fituar edhe kupën në Vlorë. Kjo më bën ta vlerësoj edhe më shumë punën e trajnerit Daja në Vlorë. Edhe skuadrës i kam kërkuar ta vlerësojë në maksimum ndeshjen e nesërme, sepse sfida të tilla janë shumë të vështira. Skuadra si Flamurtari, që nuk kanë presion të madh mbi vete, japin më të mirën dhe shpesh marrin rezultate shumë të mira.

Titullin e fituat me stadiumin plot në Kukës, tani do luash në stadiume bosh…

E vërtetë, është ndryshim i madh dhe është shumë e vështirë të luash pa tifozët. Jam i bindur se këtë sezon Kukësi do kishte shumë më tepër pikë nëse do luante në Kukës. Gjithsesi, presidenti Gjici edhe për këtë arsye ka ndërtuar një ekip të kompletuar, që të kalohen edhe këto pengesa. Natyrisht uroj që sezonin e ardhshëm Kukësi të ketë stadiumin e vet.

Flamurtari mund Kukësin dhe afron Partizanin me titullin (video)

Flamurtari, lojtarët e rinj të ardhur nga ekipet e moshave dhe dhe senatorët besnik, e padyshim trajneri Ilir Daja me ndihmësit e tij, janë duke bërë një mrekulli të vërtetë.

Pasditen e sotme Flamurtari ka mundur Kukësin në transfertë, duke shënuar fitoren e katërt radhazi në kampionat, përfshi dhe atë në tavolinë ndaj Kamzës.

Xhevair Sulaj dhe Emiliano Musta kanë realizuar dy golat e fitores për vlonjatët, përkatësisht në minutën e 40′ dhe të 50′, ndërsa Reginaldo ka ngushtuar diferencat për verilindorët, por nuk ka mjaftuar.

Flamurtari ka përforcuar vendin e tretë më këtë fitore dhe ka shkuar një pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Gjithashtu, kuqezinjtë i kanë bërë një nder edhe Partizani-t që kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj verilindorëve falë fitores 3-0 të marrë në tavolinë kundër Kamzës.

Skip to toolbar