Bar west/ Gjuzi sfidon Metën për patriotizëm. Pozon në det me shqiponjën

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi ka publikuar në rrjetin e tij social një foto nga bregdeti. Ndryshe nga disa ditë më parë, kur pozonte nga një Jaht, të dielën pasdite Kujtim Gjuzi, ka pozuar nga bregu i detit. Por nuk ka qenë një pozim i zakonshëm, pasi deputeti i Partisë Konservatore, është treguar ‘konservator’ edhe në plazh, duke refuzuar të zhvishet vetëm me rroba plazhi.

Ai ka pozuar me tuta të shkurtra, dhe veshur një bluzë me në sfond shqiponjën e flamurit tonë kombëtar. Mënyra se si ka pozuar Kujtim Gjuzi, duket sikur sfidon Ilir Metën, i cili pak ditë më parë pozoi nga bregdeti, por vetëm me pantallona sportive ndërsa në pjesën  e sipërme të trupit doli i zhveshur.

Meta në fakt gjatë javëve të fundit ka treguar një rritje të shprehive konservative dhe nacionaliste, parime të cilat në fakt i ka në thelb një parti Konservatore si ajo e Kujtim Gjuzit. Ndaj, kjo foto e fundit e Kujtim Gjuzit nga bregdeti me fanellën kuqezi veshur, duket si një sfidë dhe garë njëkohësisht ndaj Ilir Metës, se kush është më patriot!

Në fakt, ky paralelizëm nuk është aq i parastësishëm, po të kujtosh faktin se disa javë më parë, deputetët e opozitës sëre parlamentare, kërkuan që pas shkarkimit të Ilir Metës si president, ky post të shkonte për opozitën. Sipas tyre, fakti që opozita ka qenë bashkëpunuese meriton edhe të ketë një shpërblim të tillë, duke marrë postin e presidentit. Mos vallë është kjo një ambicie edhe për Kujtim Gjuzin?

Akuza në parlament: Meta kishte dijeni mbi planin për të ekzekutuar Zef Bushatin

Një nga aleatët e Lulzim Bashës, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, që tashmë është deputet, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Metës, gjatë fjalës së tij të mbajtur të hënën në Kuvend.

“Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka përgjegjësi për thesarin e Kërrabës. Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në 2001 me Dushkun e famshëm. Ilir Meta ka përgjegjësi sepse me datën 2 dhjetor 2001 ka pasur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushatin në Shëngjin, Lezhë.

Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pasur ndikim në Nikël deri sa erdhën në Parlament deputetët të tjerë të opozitës. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse në vitin 2017 ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka çeduar me dy data zgjedhjesh dhe ka çorientuar të gjithë votuesit shqiptarë dhe ka tashmë të maturuar 85 përqind të shqiptarëve nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë.

Çfarë thotë presidenti apo gjeneral Gedafi. Unë nuk do doja kurrë që fatin e gjeneral Gedafit të Libisë ta kishte kryeministri ynë. Por ne duhet të mbledhim mendjen dhe të shohim se ç’bëmë me datën 30 për të cilën ne konservatorët e njohim datën e presidentit, por jo presidentin. Sepse ju duhet ta kishit shkarkuar atë pa ardhur tek kjo akoma. Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën”, tha ai, raporton gazeta Tema.

Gjuzi godet sërish: Bardhi i PD pro gay dhe shkatërrues familjesh

Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës së re, i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, ka dhënë një intervistë të enjten për Report TV ku midis të tjerave ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.

“Sekretari i përgjithshëm i PD-së çedon është mbështetës i grupeve super liberale është mbështetës i LGBTI-së, i bie me i shpërbërë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër me i shkatërruar”, tha Gjuzi.

Ai gjithashtu akuzoi si të paaftë këshilltarët e Bashës të cilët, sipas tij e kanë lënë protestën ditën e dielë. Për Gjuzin dita e diel është pushim, njerëzit nuk duhet të thirren në protestë, duhet të lihen të pushojnë pranë familjeve të tyre.

Me Vertu, në autobus. Deputeti Gjuzi flet per politikë (Video)

Deputeti i Kujtim Gjuzi ka marrë përsipër, jo vetëm të mos lejojë zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe të rregullojë kushtet në autobusët e linjave urbane në Tiranë. Sot, ai ka bërë një kërkesë në kolegjin zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit dhe menjëherë pas depozitimit të kërkesës, ai është parë në një nga autobusët e Unazës së Tiranës.

I veshur me kostum gri dhe me telefon Vertu në dorë, ai është filmuar duke biseduar për shkeljet kushtetuese të bëra nga mazhoranca, ku sipas bisedës telefonike, ai shprehet “ka shku ka marrë një subjekt politik, i cili është vetëm nismëtar. Ka shkel Kushtetutën, si Meta”. Sipas bisedës, ai ka hipur në autobus, pasi ka lënë një takim me drejtorin e burgut, për të cilin shprehet se nëse ai nuk e pret do thirrë në interpelancë Ministren e Drejtësisë që ta shkarkojë nga puna. Pas kësaj bisede telefonike me telefonin “Vertu”, deputeti Gjuzi i është drejtuar shoferit të autobusit, duke i kërkuar llogari përse nuk janë ndezur kondicionerët, duke qenë se e ka në kontratë që duhet t’i mbajë ndezur.

Deputeteti Kujtim Gjuzi

Deputeti Gjuzi është filmuar në autobus vetëm pak orë pasi ai ka mbajtur një konferencë për mediat, ku është shprehur se ai dhe Partia Konservatore që ai drejton nuk do t’i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se duhet të bëjë një ftesë zyrtare ndaj Bashës dhe jo letra të njëpasnjëshme.

“I dërgon atij letra. Që janë bërë qesharake. Letra të cilat nuk janë bërë në konsideratë. Çfarë do të bëjmë themi ne të konservatores. Te dy nuk duhet të jenë Haxhi Qamili. Shkëlqesi kryeministër ju keni përgjegjësi te ftoni opozitën zyrtarisht me shkresë zyrtare si kryeministër. Ne nuk kemi frikë nga përballja. Ftesa konservatore është se ne po shohim edhe bllokimin tonë në KQZ. Le të jemi të përgjegjës se nëse nuk do të kemi në bashkërendim qytetar konservatorët nuk do ta njohin datën 30 për zgjedhje edhe pse ne jemi regjistruar. Ne nuk njohim këtë datë. Pasi ne kundërshtojmë Presidentin e vendit”, tha Gjuzi në konferencë për shtyp.

Skip to toolbar