Liverpool
duket se do ta mbyll përpara kohe kampionatin në Angli. Skuadra e drejtuar nga
Jurgen Klopp bëri një tjetër ndeshje spektakolare, duke regjistruar 16 fitore në
17 ndeshje të luajtura. “The Reds” luajti kundër Watford, duke fituar me
rezultatin 2-0 mesditën e të shtunës. Salah gjeti rrjetën në të 38` pas një
asisti perfekt nga Mane.
Sulmuesi
egjiptian u nis në një sprin nga afër mesit të fushës, duke arritur të
kontrollojë në mënyrë perfekte topin e më pas, pasi kaloi dy kundërshtarë,
Salah gjuajti drejt rrjetës duke zhbllokuar rezultatin. Në fund të pjesës së
dytë, përsëri Salah gjeti rrjetën me një gol spektakolar me finte nga brenda
zonës, duke i dhënë tre pikë Liverpool.
Tashmë
“The Reds” e shohin veten në vend të parë me 49 pikë, ose 11 pikë më shumë se
Leicester i vendit të dytë. Rivalët kryesor të Liverpool, kampionët në fuqi të
Anglisë, Manchester City ndodhet në vendin e tretë në renditje me 32 pikë, ndërsa
ka ende për të luajtur ndeshjen e javës së 17-të të Premier League.
Liverpool
dhe Napoli vijojnë në turin tjetër të Champions League, pasi fituan mbrëmjen e
të martës sfidat e fundit në Grupin E.
Skuadra
e drejtuar nga Ancelotti bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Genk, duke fituar
me rezultatin 4-0 dhe duke e mbyllur grupin në vendin e dytë me 12 pikë.
Ndërsa
Liverpool mundi Salzburg me rezultatin 2-0 në transfertë, duke e mbyllur në
vendin e parë në grup me 13 pikë. Ndërkohë, Salzburg vijon aventurën në Europa
League.
Sa
i përket ndeshjeve, Liverpool gjeti dy herë rrjetën në pjesën e dytë me Ketia
dhe Salah, aq sa i mjaftuan për të marrë tre pikët.
Ndërkohë,
Napoli shënoi tre herë në pjesën e parë me Milik, ndërsa në të dytën realizoi
Mertens golin e katërt, duke bërë një paraqitje të mirë.
Napoli
e mbylli në avantazh 3-0 pjesën e parë ndaj Genk në takimin e fundit të fazës në
grupe të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti e nisi me gol që në
minutën e dytë takimin. Ishte Milik që përfitoi nga një gabim i portierit të
Genk në minutën e dytë, duke tundur rrjetën.
Në
minutën e 26`, përsëri Milik shënoi nga brenda zonës pas një krosimi të shkëlqyer
të Di Lorenzo, duke i dhënë Napolit avantazhin e dy golave.
Por
sulmuesi i Napolit nuk u ndal me kaq, pasi në të 38` trefishoi nga pika e bardhë
e penalltisë për Napolin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk
ishte grumbulluar për këtë ndeshje.
Ndërkohë, Liverpool e mbylli në barazim pa gola me Salzburg pjesën e parë. Nëse sfida do të mbyllet do të përfundojë në barazim, Liverpool mbetet në vend të dytë në grupin E, ndërsa Napoli kualifikohet si vendi i parë në grup, nëse ruan avantazhin deri në fund të takimit.
Liverpool do të luajë dy ndeshje në dy ditë. Në
datën 17 dhjetor, skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndeshjen kundër Aston
Villa në Carabao Cup, ndërsa një ditë më pas, Liverpool do të jetë në Katar për
të luajtur ndeshjet e Botërorit të Klubeve.
Kundërshtri për kompeticionin e FIFA-s ende
nuk është konfirmuar. Ky vendim i jep fund një sage përplasjesh mes klubit dhe
Ligës së Futbollit Anglez, për mënyrën se si do të zgjidhej ngërçi i krijuar,
pasi Liverpool do të duhet të luante dy ndeshje në dy ditë.
Megjithatë, “The Reds” nuk e kanë mirëpritur
këtë vendim duke u shprehur se “nuk është një skenar ideal”. Në reagimin
publik, klubi anglez duket se ka gjetur dhe zgjidhjen.
Liverpool do të ndahet në dy skuadra, një që
do të përballet me Aston Villa në “Carabao Cup” dhe një tjetër që do të niset në
Katar për Botërorin e Klubeve. Dilema tashmë është se në cilin ekip do të jenë
yjet, atë të ndeshjes në Angli apo në Katar.
Manchester City mundi Aston Villa 3-0 në javën
e dhjetë të Premier League, duke shkuar vetëm tre pikë larg Liverpool që
kryeson, paçka se “The Reds” kanë ende për të luajtur ndeshjen e kësaj jave.
Sterling hapi serinë e golave në fillim të
pjesës së dytë, pas një asisti të bukur të Garbriel Jesus, i cili i pasoi me
kokë shokut të tij të skuadrës, me Sterling që i vetëm përballë portierit
zhbllokoi shifrat në të 46`.
Më pas ishte radha e De Bruyne, që devijoi në
rrjetë një top të dhuruar nga Mendy në të 65`, duke dyfishuar rezultatin.
Ai që vulosi fatin e ndeshjes ishte Gundogan,
që realizoi një gol spektakolar me të djathtën nga brenda zonës, pas një “ping-pongu”
të topit mes katër lojtarëve në të 70`.
Ky gol i dhuroi tre pikët “Qytetarëve”, të
cilët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi Fernandinho u ndëshkua me të
kuq në të 87`.
Liverpool marshon në Premier League. Skuadra e
drejtuar nga Jurgen Klopp, mori tre pikët e radhës në kampionat, pasi mundi 2-1
Leicester në shtëpi. Kjo ishte fitorja e 8 në kampionat, duke mos shënuar asnjë
humbje deri tani dhe asnjë barazim. Ishte Mane ai që në të 40` kaloi Liverpool
në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Leicester shtoi presionin
ndaj skuadrës vendase, duke gjetur rrjetën në të 80` me Maddison. Barazimi nuk
i mirëprit nga skuadra e Klopp, që bëri të pamundurën për të gjetur rrjetën
deri në fund. Dhe në të 90+5`, Milner i jep fitoren “The Reds” pasi shënoi nga
pika e bardhë e penalltisë.
Me tre pikët e radhës, Liverpool shkëputet në renditje me 24 pikë, ose 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të fundit. Në takimet e tjera të Premier League, Burnley fitoi 1-0 ndaj Everton. Aston Villa mundi 5-1 në transfertë Norëich, ndërsa Ëatford-Shefield United përfundoi në barazim 0-0.
Java e shtatë e Premier League nisi me
transfertën e Liverpool në fushën e Sheffield United. Skuadra e Jurgen Klopp
hasi vështirësi në fushën e Sheffield, por në fund doli me tre pikë, falë golit
të shënuar nga Wijnaldum në minutën e 70-të.
Futbollisti i “The Rends”, gjuajti një top të
fortë, duke e kaluar posht këmbëve të portierit vendas dhe drejt e në rrjetë.
Mjaftoi goli i Wijnaldum, dhe Liverpool ruan
rekordin e rezultateve pozitive në Premier League, me 7 ndeshje vetëm fitore,
pa humbje dhe barazime.
Tre pikët e së shtunës e mbajnë Liverpool udhëheqës
të Premier League me 21 pikë, 8 më shumë se Manchester City, që do të luajë
ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit mbrëmjen e të shtunës.
Sa i përket ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp pati disa raste të tjera për të shënuar, me një shtyllë të Mane dhe tentativave të tjera, të cilat nuk shkuan në rrjetë.
Liverpool
pa frena! Kampionët e Europës kanë bërë një tjetër hap përpara në Premier League,
duke fituar ndeshjen e gjashtë radhazi në kampionat. Skuadra e Jurgen Klopp ka
fituar përballjen me Chelsea në transfertë, duke marrë tre pikë të tjera në
kampionat, dhe njëherazi fitoren e 6-të në po kaq javë kampionat. Golin e parë
e ka shënuar Alexander-Arnnold në minutën e 14-të, pas një goditje të shkëlyer
të dënimit dhe një kombinim perfekt me Mohamed Salah. Më pas ishte Firmino që
gjeti rrjetën duke shënuar golin e dytë për Liverpool në të 29`.
Ishte
një krosim spektakolar i Robertson nga krahët, që gjen brazilianin në qendër të
mbrojtjes dhe fluturon duke gjuajtur me kokë. Topi përfundon në rrjetë, ndërsa shifrat shkojnë në 0-2 për Liverpool. Pas
nisjes së pjesës së dytë, Chelsea mundohet të gjejë rrjetën, dhe fati i buzëqesh
në të 71`, kur Kante shënon një gol të bukur nga brenda zonës, pasi kaloi
mbrojtësit e Liverpool. Megjithatë, rezultati përfundimtar mbeti 1-2, me
Liverpool që shkon në 18 pikë pas gjashtë javësh kampionat, ndërsa Chelsea me 8
pikë mbetet në vendin e 11.
Në
sfidat e tjera të Premier League, Arsenal ka fituar me vështirësi ndaj Aston
Villa, me rezultatin 3-2. Pepe në të (59`) Chambers në të (81`) dhe Aubameyang
në të (84`) shënuan golat e fitores për Arsenal, ndërsa McGinn në të (20`) dhe
Uesley në të (60`) shënuan për miqtë. Arsenal ka 11 pikë dhe ndodhet në vendin
e 4 të renditjes, ndërsa Aston Villa me 4 pikë ndodhet në vendin e 18-të.
Me
dy gola dhe pa asnjë pikë ka dalë Manchester United nga fusha e West Ham, me këto
të fundit që kanë bërë një ndeshje spektakolare duke mundur skuadrën e
Solskjaer. Yarmolenko në të (44`) dhe Cresswell në të (84`) ishin autorët e
golave për West Ham. Pas humbjes, United mbetet në vend të 8 me po kaq pikë, ndërsa
West Ham mban vendin e 5 në renditje me 11 pikë.
Janë luajtur ndeshjet kryesore të javës së
pestë të Premier League. Pas fitores së Liverpool, Manchester United ka mundur
në shtëpi Leicester me gol të shënuar nga Rashford në minutën e 8-të nga pika e
bardhë e penalltisë. Një ndeshje e vuajtur për trajnerin e United, Solskjaer, i
cili kishte disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, por megjithatë, arriti
të merrte tre pikë që e ngjisin në vendin e 4 të renditjes me 8 pikë, po aq sa
Leicester që mban vendin e 5-të.
Ndërkohë, Tottenham ka shkatërruar Crystal
Palace me rezultatin 4-0 në shtëpi. “Spurs”, e nisën shumë mirë takimin, duke
shënuar katër gola në pjesën e parë. Ishte koreani Son Heung-Min, ai që shënoi
golin e parë për Tottenham në minutën e 10-të sfidës. Në të 21`, Van Anholt bëri
një autogol, ndërsa dy minuta më vonë përsëri koreani Son, realizoi golin e
tretë për Tottenham. Lamela në minutën e 42`, gjeti golin e katërt duke vulosur
shifrat me 4-0 për Tottenham, që mban vendin e tretë në renditje me 8 pikë.
Chelsea është rikthyer te fitorja pas nisjes
jo të mirë që i bëri kampionatit. Blutë e Londrës fituan në transfertë ndaj Wolves,
me rezultatin 5-2. Tomori në të 31` shënoi golin e parë, ndërsa Abraham në të
34` dhe 41`, trefishoi për Chelsea. Në minutën e55, Abraham shënoi përsëri duke katërfishuar shifrat,
por në të 69`, sulmuesi i Chelsea bëri një autogol, duke ngushtuar shifrat në
1-4. Vendasit marrin “zemër” nga goli dhe në të 85` shënojnë përsëri, këtë herë
me Cutronen. Por në fundin e minutës së 6-të shtesë, Mount shënoi golin e pestë
për Chelsea, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës, që ngjitet në
vendin e 6-të me 8 pikë.
Befasia e javës së 5-të në Premier League, ka qenë humbja e Manchester Cityt në fushën e Norwich. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u mund me rezultatin 3-2 nga vendasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me McLean dhe Cantwell, përkatësisht në minutën e 18 dhe 28. Aguero në fund të pjesës së parë ngushtoi shifrat, por në minutën e 50-të, Pukki trefishoi për Norwich. Ndërkhë, Manchester City shënoi golin e dytë në minutën e 88`, por nuk arriti të shmangte humbjen 3-2, që e mban tashmë 5 pikë larg Liverpool në renditjen e Premier League.
Pesë javë kampionat, pesë ndeshje, pesë
fitore, 15 gola të shënuar, 15 pikë fituar dhe mesatarisht tre gola për ndeshje
të shënuar. Liverpool po shndërrohet në ‘makineri’ golash e fitoresh në Premier
League, duke e nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin këtë sezon. Skuadra kampione
e Europës në fuqi, ka mundur 3-1 Newcastle në shtëpi në ndeshjen e javës së
pestë të Premier League, duke mbajtur vendin e parë me 15 pikë, 5 më shumë se
Manchester City.
Ndeshja nuk nisi mirë për “The Reds”, të cilët
u ndëshkuan në të 7` nga Willems, që realizoi një gol të shkëlqyer nga brenda zonës.
Megjithatë, festa e miqve zgjati deri në minutëns e 28-të kur Mane vendosi
barazpeshën në fushë. Një asist nga Robertson u shndërrua në gol nga Mane që
mposhti me të djathtën e tij portierin e Newcastle. Ishte përsëri Mane, që pesë
minuta para përfundimit të pjesës së parë, gjeti rrjetën nga brenda zonës.
Goli që vulosi shifrat në 3-1 për Liverpool u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 72-të, pas një asisti me finte nga Firmino. Kështu skuadra e Klopp vijon e qetë kampionatin në pesë javët e para të tij, në pritje të takimit të javës së 6-të që është kundër Chelsea.