Video po bën xhiron e rrjetit, Ronaldo e Dybala puthen në buzë?

Juventus luajti kundër Parmas mbrëmjen e të dielës, sfidë që e fitoi me dygolëshin e Cristiano Ronaldos.

Në golin e dytë, portugezi u shërbye nga futbollisti ragjentinas, Dybala.

Ndërkohë, duke vrapuar për të festuar, Ronaldo përqafon Dybalan, ndërsa në një moment, kur argjentinasi kthen kokën, të dy futbollistët duket sikur puthen në buzë.

Në fakt, duket sikur gjithçka ndodhi aksidentalisht, pasi në çast të dy lojtarët përqafohen dhe vijojnë festën e golit.

Megjithatë, mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi këtij çasti duke e shpërndarë videon për ndjekësit në rrjetet sociale dhe ato online.

Ronaldo: Rivaliteti me Messin, më bëri më të mirë

Cristiano Ronaldo beson se fakti që luajti në të njëjtin kampionat me Lionel Messin, e bëri atë lojtar më të mirë. “Kjo është padyshim e vërtetë. Unë u përmirësova më shumë më Madrid sesa në Manchester, për shkak të pranisë së Messit. Ishte një rivalitet i shëndetshëm. Ne ishim simbolet e klubeve tona. Do të ishte bukur nëse do të thonë se unë kam qenë më i miri, një lojtar fantastik”, është shprehur Ronaldo për veten.

Më tej, portugezi është shprehur se pasi të lërë karrierën sportive, do të shkëputet nga gjithçka, por duke mos sqaruar se me çfarë do të merret më pas. “Sot, unë dëgjoj gjithçka që thuhet për mua. Por kur të përfundojë, në fund të karrierës sime, nuk do të shqetësohem sepse do të shkëputem nga gjithçka”, tha Ronaldo.

Gjithë suksesin e tij ia dedikon punës. “Së pari duhet të kesh talent, përndryshe nuk do të shkosh shumë larg. Sidoqoftë, nëse talenti nuk shoqërohet me punë të palodhur, do të jetë i kotë”, u shpreh Ronaldo. Ndërkohë, Lionel Messi gjatë një interviste në të njëjtën ditë me Ronaldon, deklaroi se për të lojtari më i mirë ishte Ronaldo Nazario, duke anashkaluar rivalin e tij, që tashmë është në Itali.

Habit Messi: Ronaldo është më i miri

Për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, Ronaldo Nazario apo i njohur ndryshe si “Fenomeni”, është “sulmuesi më i madh që ka parë ndonjëherë”. Në një intervistë për TyC Sports, Messi bëri këtë deklaratë të befasishme, duke komplimentuar yllin brazilian që shkëlqeu me disa klubet në Europë. “Ronaldo Nazario ishte një fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kam ndjekur, ai ishte më i miri. Ai ishte i pabesueshëm”, tha Messi.

Sulmuesi argjentinas foli dhe për teknologjinë në futboll. Ai shprehet se VAR është i mirë nëse përdoret në mënyrën e duhur. “Më pëlqen VAR nëse përdoret mirë. Ajo që nuk më pëlqen është se u soll për të hequr dyshimet e arbitrave, por ende nuk po e bënë këtë”, tha Messi, duke vijuar- “Në fund të fundit, vendimet ende merren nga gjyqtari, ose një tjetër gjyqtar pas televizorit, dhe nuk bazohet në atë që ndodh vërtet. Është gjë shumë e mirë, por nuk është duke u përdorur mirë”, tha Messi.

Në fund, ylli argjentinas tregoi se pasi të lërë futbollin, do të qëndrojë te Barcelona. “Unë nuk dua të largohem nga këtu. Nuk mund ta mendoj largimin nga Barcelona. Kam një ëndërr të luaj në futbollin argjentinas, por nuk e di nëse do të ndodhë. Unë kam familjen dhe ata janë më të rëndësishëm se dëshirat e mia”, tha Messi.

Kur Ronaldo mungon, Juventus nuk fiton

Lecce ndal Juventusin. 100 minuta lojë nuk i mjaftuan skuadrës së Maurizio Sarrit për të mundur një rival modest si Lecce. Ndonëse kontrolloi topin në gati 70% të lojës, gjuajti 16 herë portën, me gjashtë tentativa për gol, Juve nuk arriti të shkatërronte “autobusin” e Lecce, duke dalë me vetëm një pikë nga transferta, pas barazimit 1-1.

Të dy golat e takimit u shënuan nga pikat e bardhë e penalltisë. I pari ishte goli i Dybala në të 50`, kur Juve fitoi një penallti dhe u shndërrua në gol nga argjentinasi. Por gjashtë minuta më vonë, Mancosu gjeti rrjetën për Lecce po nga pika e bardhë e penllatisë, duke rivendosur barazpeshën në fushën e lojës.

Pas këtij goli, Sarri ndryshon skuadrën duke hedhur Rabiot, Khedira dhe Cuardado në fushën e lojës, por Lecce rreshtohet mirë taktikisht në mbrojtje duke i rezistuar presionit të kundërshtarit. Në fakt, kjo ndeshje tregoi edhe njëherë varësinë që Juventus ka krijuar nga Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në këtë takim.

Ronaldo ka shënuar rregullisht pothuajse në çdo ndeshje të Serie A. Megjithatë, pika e së shtunës e mban Juven në vendin e parë në kampionatin italian me 23 pikë, dy më shumë se Inter që ka për të luajtur ndeshjen e kësaj jave.

Messi “The Best” i FIFA. Ronaldo në shtëpi

Mbrëmjen e së hënës është mbajtur ceremonia e dhënies së çmimeve “The best”, e organizuar nga FIFA. Eventi është mbajtur në teatrin “La Scala” të Milanos. Lojtari më i mirë i vitit i cili rrëmbeu trofeun “The Best” u shpall Lionel Messi. Argjentinasi këtë trofe nuk e fitonte që prej vitit 2014. Gjatë këtyre viteve fitues kanë qënë Cristiano Ronaldo dhe një herë Luka Modric.

Për këtë çmim garonte dhe Virgil Van Dijk i cili është shpallur dhe lojtari më i mirë i Premier League. Në garë për këtë çmim ishte edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk ishte i pranishëm në  ceremoninë e sotme pas një problemi shëndetësor që i është shfaqur. Lodhja e muskujve e ka bërë atë të mos jetë i pranishëm në këtë event por jo vetëm, ai gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e fundjavës me ekipin e tij Juventus.

Çmimi “Puskas” shkoi për lojtarin e Debrecenit, Daniel Zsori i cili ka shënuar golin më të bukur të vitit ndaj  skuadrës së Ferencvaros. Një tjetër trofe i fituar, këtë herë në futbollin e femrave iu dha Megan Rapinoe, futbollistes së ekipit amerikan Reign FC, e cila mori çmimin si lojtarja më e mirë e vitit.

Formacioni i vitit u shpall ky: Alisson, De Ligt, Sergio Ramos, Van Dijk, Marcelo, Modric, De Jong, Hazard, Mbappé, Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ndërsa formacioni më i mirë në futbollin e femrave për sezonin që lamë pas është: Van Veenendaal, Lucy Bronze, Fischer, O’Hara, Renard, Ertz, Henry, Lavelle, Marta, Morgan dhe Rapinoe. Në këtë ceremoni u ndanë dhe disa çmime të tjera për trajnerët, futbollistët apo edhe çmimi tifozi më i mirë. çmimin për trajneren më të mirë të femrave e mori 53 vjecarja Jill Ellis të cilës ia dha Jose Mourinho.

Çmimi trajneri më i mirë i vitit e mori tekniku gjerman Jurgen Klop. Ai u shpall kampion i Europës me ekipin e Liverpool. Portieri më i mirë u shpall gardiani i Liverpool Alison Beker i cili garonte së bashku me Ter Shtegen të Barcelonës dhe Ederson të ekipit të Mancester City. Portierja më e mirë e vitit e mori Van Venedal, gardiania e Atletiko Madridit. Një çmim tjetër special ishte ai për tifozin më të mirë të vitit dhe ky trofe shkoi për Silvia Greko. Mamaja e një djaloshi të verbër, tifoz të ekipit të Palmeiras, e cila i shpjegon golat dhe rastet djalit të saj sa herë që ekipi i zemrës së tij ka ndeshje.

Messi ‘thyen’ CR7, Van Dijk i mund të dy, shpallet lojtari më i mirë në botë

Virgil van Dijk, pasi u shpall lojtari më i mirë në Champions League për sezonin që shkoi, është shpallur dhe si “Lojtari më i mirë në botë”, për sezonin 2018/2019 nga UEFA. Qendërmbrojtësi holandez fitoi duke mundur konkurrencën e Lionel Messit, që e ka fituar dy herë këtë çmim dhe Cristiano Ronaldos, që e ka fituar tre herë. Çmimi nga Van Dijk u dha gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën në grupe të Champions League.

Në vendin e dytë me 207 pikë, nga 307 që kishte Van Dijk, u rendit Lionel Messi. Një rënie e madhe në krahasim me dy të parët, sa i përket pikëve të marra, ishte për Cristiano Ronaldon, me 74 pikë, e megjithatë ai u rendit i treti, në listën prej 10 lojtarësh. Van Dijk luajti 12 ndeshje në Champions League ku shënoi 2 gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa luajti 38 takime në të gjitha garat në Angli me Liverpool, ku shënoi 4 gola dhe asistoi dy të tjerë gjatë sezonit që lam pas.

Ai është votuar nga juria e përbërë nga 80 trajner klubesh dhe 55 gazetarë. Ky çmim, që UEFA e jep prej vitit 2011, është fituar për herë të parë nga Lionel Messi, më pas nga Andres Iniesta, Franck Ribery, Cristiano Ronaldo në 2014, më pas Messi përsëri dhe dy herë radhazi nga CR7, përkatësisht në 2016 dhe në 2017. Sezonin e kaluar ky çmim shkoi për Luka Modriç ndërsa këtë vit për Virgil van Dijk.

CR7: Vlej më shumë se 400 milionë euro

Futbollisti i njohur Christiano Ronaldo bën gjithmonë bujë me deklaratat e tij dhe më e fundit është ajo rreth vlerës që ai ka. Në një intervistë për “TVI”, Ronaldo teksa ka folur për merkatot e çmendura në futboll ka thënë se ai vlen më shumë se 400 milionë euro.

“Ditët e sotme, vlerat janë rritur shumë. Të gjithë mund mund të kenë një vlerë 100 milionë euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milionë. Ndoshta, unë vlej 3-4 herë më shumë se aq”, është shprehur portugezi.

Futbollisti i njohur ka folur edhe për vijimin e karrierës së tij, për trofetë dhe sfidën e përjetshme me Leo Mesin.

“Kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka kaq shumë trofe sa unë. Dhe, nuk është koincidencë se Mesi dhe unë jemi të vetmit që kemi fituar 5 Topa të Artë.

Pas Realit, më duhej një sfidë e re. Juventusi paraqitej si një sfidë interesante për mua. Për më tepër, gjithmonë më kanë pëlqyer bardhezinjtë”, është shprehur Ronaldo.

Ndërsa në lidhje me karrierën ai shpreson që të luaj futboll deri në moshën 41 vjeçare.

“Mund ta mbyll karrierën sezonin që vjen, por gjithashtu mund të luaj edhe deri 41 vjeç. E rëndësishme është që të shijosh momentin. Kam nevojë për projekte tundues. Nga pikëpamja ekonomike jam i qetë, prandaj zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dhe dua të fitoj gjithçka këtu. Por, Champions League nuk është një fiksim. Do i lëmë gjërat të ecin dhe do shohim në fund.

Unë jam i fiksuar me fitoren, por kam mësuar që të menaxhoj edhe humbjet. Jeta nuk mbaron kur nuk fiton diçka në futboll. Xhorxhina nuk merr shumë vesh nga futbolli, dhe jam i lumtur për këtë”, ka deklaruar Ronaldo.

Portugalia i heq “vizën” holandezve. Fiton të parën Nations League

Ka mjaftuar një super gol i Guedes, që Portugalia, kampionia e Europës në fuqi, të futet në historinë e futbollit evropian, duke fituar finalen e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Nations League. Skuadra portugeze arriti të mposhte Hollandën me rezultatin 1-0 në shtëpinë e saj, duke arritur të ngrejë trofeun e Ligës së Kombeve, një turne evropian për shtetet, që nisi vetëm dy vjet më parë.

Në pjesën e parë, skuadra vendase ka pasur disa raste të mira shënimit gjatë pjesës së parë, por Hollanda ka kontrolluar lojën duke pasur gjatë 45` minutave të para kontrollin e topit. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme gjatë pjesës së parë, teksa kanë munguar rastet korrektete për shënim. Megjithatë, Portugezët kanë pasur disa gjuajtje drejt kuadratit, por pa arritur të krijojnë rrezik potencial.

Portugal's Bruno Fernandes reacts after a missed chance

Portugalia dhe Hollanda janë dy ekipet e para finaliste të këtij kompeticioni, i cili nisi dy vjet më parë si një projekt i ri i futbollit evropian nga UEFA, që synonte të ulte nurmin e ndeshjeve miqësore, dhe rritjen e të ardhurave për ekipet pjesëmarrëse në Nations League.

Në pjesën e dytë, takimi ka marrë rrjedhë tjetër, ndonëse Hollanda ka pasur më shumë kontroll të topit, Portugalia është treguar më e saktë para portës. Ishte minuta e 60` e takimit, kur Silva niset drejt zonës dhe pason në kufijtë e saj për Guedes. Ky i fundit gjuan dhe dërgon topin në rrjetë, duke bërë që në “Estadio do Dragao” të Portos”.

Portugali-Hollande live nga Porto

Live ndeshja Portugali-Hollande, mbyllet pjesa e pare ne barazim 0-0

Gepostet von RealStory.al am Sonntag, 9. Juni 2019

Hollanda është mundur të reagojë, por pa mudur të bëjë diçka, pasi mbrojtja portugeze u rreshtua shumë mirë, madje duke dalë shpesh edhe me pesë lojtarë në prapavijë. Kjo i vështirësoi shumë gjërat për “Tulipanët”, të cilët ndoshta shpresonin më shumë.

Fitorja e Nations League, është një tjetër sukses edhe për Cristiano Ronaldon, që tashmë do të ketë dhe një tjetër trofe evropian të fituar me ekipin kombëtar të Portugalisë, duke i bërë “presion” rivalit të tij Leo Messit, lidhur me temën se kush është lojtari më i mirë në botë.

Drejtuesit “Realstory.al”, Sokol Balla sjell pamje dhe foto ekskluzive nga stadiumi ku është duke u zhvilluar ndeshja finale e Nations League. Ekipi fitues i kësaj finaleje do të arkëtojë mbi 10 milionë euro si shpërblim nga UEFA si dhe kualifikimin në Euro 2020.

Ronaldo qetëson tifozët e Juves: Ky është vetëm fillimi!

Cristiano Ronaldo u bë pjesë e historisë së Juventusit këtë sezon, duke u shpallur Kampion i Italisë me klubin torinez. Portugezi erdhi me misonin që do të çonte “Zonjën” drejt fitores së Ligës së Kampionëve, por gjërat nuk shkuan siç duhet.

Pavarësisht kësaj, CR7 është një nga lojtarët më të mirë të Juves këtë sezon, duke i dhënë titullin e tetë radhazi në Serinë A. Portugezi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shprehet:

“Krenar që kam kontribuuar në shkrimin e historisë së një klubi të jashtëzakonshëm, që më ka kërkuar me ngulm dhe për të cilin jam i nderuar të luaj. Jam i lumtur. Kemi dominuar një kampionat të vështirë, kemi luftuar të gjithë bashkë”.

“Jemi një grup i fortë dhe i jashtëzakonshëm! Ky është vetëm fillimi! Juve e madhe”, ka shkruar CR7 në Instagram për të festuar titullin e tetë radhazi të bardhezinjve.

Tani, Ronaldo ka një objektiv për të arritur në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit italian. Synimi i tij do të jetë të fitojë titullin e golashënuesve, gjë që e ka bërë në Spanjë dhe në Angli.

Të shtunën, ai do të përballet me Interin, skuadër ndaj së cilës nuk ka shënuar në fazën e parë. Është e lehtë të imagjinohet se portugezi do ta harrojë festën e titullit pasi të shkelë fushën e “San Siro-s”.

Georgina, di vërtetë ta mbaj trupin në formë

Me sharmin e saj ajo ia doli të rrëmbente zemrën e mashkullit më të kërkuar dhe më të paguar në botë, siç është Christiano Ronaldo. Dhe për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes Georgina Rodriguez di vërtetë sesi t’ia dalë.

Së fundi ajo ka postuar një foto në Instagram nga palestra ku vetëm brenda 1 orë ka marrë me mijëra pëlqime.

Ajo duket mjaft seksi e veshur me streçe jeshile fosforeshente teksa bën sparkatën përpara pasqyres dhe tregon format e rrumbullakta.

Georgina di vërtetë si ta mbajë trupin në formë.

Skip to toolbar