Me mbylljen e votimeve është bërë edhe një llogaritje paraprake sipas shifrave të raportuar nga çdo qendër votimi. Deri tani mendohet se mbi 800 mijë persona kanë marrë pjesë në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive të vendit. Ndërkohë që pritet që të ketë një shifër zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas mbylljes së votimin në orën 19:00 në të gjithë vendin, ka nisur edhe transportimi i materialeve dhe kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse për të nisur procesin e numërimit. Më herët anëtari i KQZ, Bledar Skëndëri tha se procesi i numërimit mund të nis pak para mesnate. Duhet theksuar se si asnjëherë tjetër, pavarësisht natyrës të pazakontë të këtyre zgjedhjeve, procesi ka shkuar i qetë dhe nuk ka pasur incidente.
Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në
vendin tonë ka nisur prej orës 07:00 të kësaj të diele, ku mbi 3.5 milionë
shqiptarë me të drejtë vote, mund të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur
drejtuesit e rinj të bashkive. Por kush janë kandidatët për kryetar në 61
bashkitë e vendit? Pavarësisht se opozita e djathtë dhe aleatët e saj nuk janë futur
në zgjedhje, për herë të parë të në këtë proces elektoral në gati gjysmën e
bashkive ka vetëm një kandidat nga Partia Socialiste, ndërsa në bashki të tjera
ka dhe rivalë.
Kështu, Partia Socialiste kandidon me një
kandidat në 31 bashki të vendit, ndërsa në
30 të tjera kandidojnë dy ose më shumë persona, që përfaqësojnë subjektet të
ndryshme zgjedhore. Kështu, në 24 bashki të vendit votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin midis dy
alternativave, pra praktikisht mund të flitet për garë elektorale, ndërsa në 6
bashki të tjera, ka më shumë se tre kandidat.
Partia Socialiste është i vetmi subjekt politik që ka kandidat në të gjitha bashkitë e vendit, ndërkohë në gjysmën e tyre garon me kandidat dhe Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, ndërsa nuk mungojnë në këto zgjedhje as subjekte të tjera si: Partia Komuniste Shqiptare, Partia Kombëtare Konservatore, Aleanca Maqedonase për Integrim, Fryma e Re Demokratike dhe Shpresa për Ndryshim, ndërsa në disa bashki ka dhe kandidat të pavarur. Ndërkohë, ndryshe paraqitet situata e subjekteve zgjedhore që marrin pjesë në garën për një vend në Këshillat Bashkiak të 61 bashkive të vendit, pasi në këtë garë janë plotë 36 parti politike, të cilat do të synojnë të kenë përfaqësuesit e tyre në ato që quhen Kuvende Lokale, të cilët do të jenë vendimarrësit e qytetarëve të bashkive ku do të zgjidhen për katër vitetet e ardhshme
Kandidatët
për kryetar në 61 bashki të vendit
KRESHNIK HAJDARI RIZA Kuçovë Aleanca për
Shqipërinë Europiane
ADRIATIK ZOTKAJ MALIQ Poliçan Aleanca për
Shqipërinë Europiane
ADRIATIK MEMA MALIQ Skrapar Aleanca për
Shqipërinë Europiane
JULIANA MEMAJ FLAMUR Ura Vajgurore Aleanca për
Shqipërinë Europiane
ILIR BALLA SHYQIRI Bulqizë Partia Bindja
Demokratike
LEFTER ALLA SADIK Bulqizë Aleanca për
Shqipërinë Europiane
DIONIS IMERAJ XHELIL Dibër Aleanca për
Shqipërinë Europiane
SHKELZEN QOKA XHAVIT Dibër Partia Bindja
Demokratike
BEDRI HOXHA SELMAN Klos I Pavarur
ILMI HOXHA HAXHI Klos Aleanca për Shqipërinë
Europiane
AGRON MALAJ RUFAT Mat Aleanca për Shqipërinë
Europiane
VALBONA SAKOLLARI AVDULLA Durrës Partia Bindja
Demokratike
VALBONA SAKO SIMO Durrës Aleanca për
Shqipërinë Europiane
ARTUR BUSHI XHEKE Krujë Aleanca për Shqipërinë
Europiane
ARBEN POHUMI PULLUMB Shijak Partia Bindja
Demokratike Parti
ELTON ARBANA XHEMAL Shijak Aleanca për
Shqipërinë Europiane
GLEDIAN LLATJA ILJAZ Elbasan Aleanca për
Shqipërinë Europiane
SABRI IBRAHIMI ISMAIL Gramsh Partia Bindja
Demokratike
KLODIAN TAÇE ASQERI Gramsh Aleanca për
Shqipërinë Europiane
KASTRIOT GURRA HASAN Librazhd Aleanca për
Shqipërinë Europiane
LORENC TOSKU XHEVDET Peqin Aleanca për
Shqipërinë Europiane
NURI BELBA RAMIZ Prrenjas Aleanca pėr
Shqipėrinė Europiane
Ditë e mërkurë, përmes një emaili, Kongresi i
Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës ka njoftuar tërheqjen e vëzhguesve të
saj për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Tërheqja e vëzhguesve në moment të
fundit u bë me arsyetimin e pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin
e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të
mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.
Kjo u pa nga kryedemokrati Basha si një sinjal
i qartë i ndërkombëtarëve që nuk njohin 30 qershorin dhe se këto zgjedhje janë
të paligjshme. Por ndryshe shprehet kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i
cili thotë se kjo strukturë e KiE nuk ka pasur vëzhgues as në zgjedhjet e 2017.
Po kush është në të vërtet Kongresi i Këshillit
të Europës që ka tërhequr vëzhguesit e saj duke nxitur sërish retorikat e
ashpra mes PS dhe PD?
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale
(CLRA) është asambleja politike gjithëpërfshirëse-europiane që përfaqëson
autoritetet lokale dhe rajonale nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Roli i tij është promovimi i demokracisë dhe përmirësimi i qeverisjes lokale
dhe rajonale.
Kongresi zhvillon vizita të rregullta
monitoruese për të gjitha shtetet anëtare për vlerësimin e zbatimit të Kartës
Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale si dhe vëzhgon zgjedhjet lokale dhe rajonale në vendet e saj anëtare.
Pra, Kongresi i Autoriteteve Lokale të KE është një strukturë e Këshillit të Evropës, por nuk është Këshilli i Europës. Megjithatë vendimi i këtij kongresi për të tërhequr vëzhguesit e saj nuk do të ndikojë në punën e monitorimit të zgjedhjeve nga OSBE, që një ditë pas zgjedhjeve raportojnë në mënyrë teknike, të paanshme dhe të pa ndikuar, të gjithë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Aleatët e Partisë Demokratike kanë bërë thirrje që qytetarët
të bojkotojnë zgjedhjet duke mos pranuar farsën që Rama ka vendosur të mbajë më 30 qershor. Zgjedhjet monopartiake të
“Rilindjes” rrezikojnë pluralizmin politik dhe janë në kundërshtim me ligjin
dhe dekretin e presidentit Meta thuhet në deklaratën e aleatëve të Bashës.
Duke njohur 30 qershorin, aleatët kanë kërkuar që Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim për të mbrojtur demokracinë kur ajo është në rrezik. Një urdhër ky i porositur edhe nga Basha më herët që qytetarët të ndjekin modelin e Shkodrës dhe të bëjnë qëndresa më 30 qershor. Ky qëndrim i Bashës vjen të paktën në retorikë dhe shkresa, pasi vetë dita e zgjedhjeve do të jetë e qetë, ashtu si ka thënë më herët edhe realstory.al
“Vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik. Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.”- thuhet në deklaratë.
Aleatët e Bashës bën thirrje për qëndresë qytetare si e vetmja alternativë për të shmangur zgjedhjet farsë të 30 qershorit. “Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike. Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik”.
Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e ditës së hënë,
të zhvilluar nga GPF Inspiring Research, rezultoi se pavarësisht
dhunës dhe retorikës kërcënuese që opozita ka përdorur për të bllokuar zgjedhjet
e 30 qershori, mbi 55 % e qytetarëve kanë votuar se do të shkojnë në zgjedhjet e
30 qershori.
Një përqindje goxha e lartë për zgjedhjet lokale. 55 % e pjesëmarrjes në votime është mesatarja normale e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ndërsa në zgjedhjet lokale, pjesëmarrja tenton të jenë më e ulët, nën 50 %.
Në secilën palë zgjedhje të çerek shekullit
të fundit, ka patur incidente apo kontestime. Përjashim bëjnë vetëm ato të
tetorit 1996. Sjellja e elektoratit në ato zgjerdhje është kyçi për të kuptuar
se sa e vlerësojnë shqiptarët votën.
Zgjedhjet lokale të tetorit 1996 u zhvilluan
vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve famëkeqe të majit 1996, të cilat u konsideruan
jo të lira e jo të ndershme nga OSBE/ODHIR, si dhe u kritikuan rëndë nga
Uashingtoni e kanceleri të rëndësishme europiane. “Populli opozitar” ishte
shumë i zemëruar pas zgjedhjeve të majit, ndërkohë që politikanët protestues
opozitarë u rrahën keqazi nga policia e Berishës, në sytë e kamerave të
televizioneve ndërkombëtare.
Ta donte mendja se, kur të zhvilloheshin
zgjedhjet lokale (pas vetëm 5 muajsh), “populli opozitar” do të vazhdonte të
ishte i zemëruar me brutalitetin e Berishës para, gjatë e pas zgjdhjeve
parlamentare të majit. Por jo, asnjë incident nuk u shënua në zgjedhjet lokale
të tetorit, asnjë parregullsi u vërejt nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR, ndërkohë që
kandidatët e Berishës për kryebashkiakë fituan në 80% të bashkive e komunave…
Çfarë magjie kishte bërë Berisha në pesë
muaj? Në ata muaj, firmat piramidale shënuan lulëzimin më të madh, me reklama në
Formula 1 dhe me Mario Kempesin trajner të Lushnjës, ndër të tjera. Ndërkohë,
populli ende nuk e dinte se ato ishin thjesht skema piramidale, sepse Berisha e
garantonte që ishin të pastra. Të pështjellë në histerinë e fitimeve të papara
mujore (si dikur hollandezët në histerinë e tulipanëve në shekullin XVII),
shqipëtarët iu përgjigjën me votë masive sloganit “Me ne fitojnë të gjithë”, të
cilin Berisha e përdorte në tribuna elektorale, i shoqëruar nga bosat
piramidalë.
Zhvendosemi disa muaj në kohë. Firmat
piramidale falimentuan dhe dhjetra, në mos qindra, mijra shqiptarë u ngritën në
revoltë për paratë (disa edhe për shtëpitë) e humbura në ato firma. Pas 4 mijë
të vrarëve dhe 4 muajve të tjerë, u zhvilluan zgjedhje të parakohëshme. Dhe populli jo vetëm që nuk votoi për
kandidatët e Berishës, por nuk i la as të bënin fushatë poshtë Shkumbinit…
Me pak fjalë, kur shqiptarëve të thjeshtë iu
dhunua vota e lirë nga Berisha, reaguan vetëm militantët opozitarë. Ama kur iu
prek xhepi i tyre, nuk e falën Berishën…
Zhvendosemi 12 vjet në kohë. “Populli
opozitar” u zemërua në 2009-ën, sepse Berisha nuk pranoi të hapte kutitë në
disa qarqe, ku Edi Rama pretendonte se PS-së i ishin vjedhur mandate. Por pas
shumë protestave dhe 4 të vrarëve me duar në xhepa në bulevard, “populli
opozitar” u qetësua. Dhe kur Basha i mori bashkinë Ramës me votat e peshkuara
në “kutitë e gabuara”, militantët opozitarë vetëm dogjën disa goma në rrugët
kryesore. Me fjalë të tjera, 1997-ta nuk u përsërit…
Dhe vijmë tani në ditët e sotme.
Pas publikimit në media të disa përgjimeve që
linin të kuptohej se Vangjush Dako kishte bashkëpunuar me pjestarë të një bande
kriminale në Shijak (për të shtuar vota për PS-në në 2017-ën), opozita i dogji
mandatet e veta parlamentare dhe organizoi protesta me militantë të sjellë me
autobuzë e furgonë në Tiranë. Tek nuk ka regjistruar kandidatë për 30
qershorin, ajo ka kërcënuar se do të bllokojë zhvillimin e zgjedhjeve në
Shqipëri, për sa kohë Rama nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Dhe kërcënimin e bazon tek revolta e pritshme e shqiptarëve, të cilët, sipas
saj, do të ngrihen në masë në çdo qytet, për të mos lejuar Ramën të zhvillojë
zgjedhje.
Analiza e mësipërme na tregon se nuk ka gjasa
për revoltë masive në lidhje me votën, për sa kohë nuk janë prekur
drejtpërdrejt xhepat e shqiptarëve të thjeshtë. (Prekja e tërthortë e xhepave
të shqiptarëve ka dekada që ndodh përmes taksave të shpenzuara për rrugë të
tipit Rrëshen-Kalimash, që kanë kushtuar 220 milionë euro më shumë se ç’duhej,
etj. etj.)
Kuksianët u ngritën masivisht kundër pagesës
5 euro në tunelin e Kalimashit, spese u prek drejtpërdrejt xhepi i tyre.
Studentët u ngritën masivisht kundër pagesës për provimet e mbartura, sepse u
prek drejtpërdrejt xhepi i tyre. Tiranasit u ngritën masivisht kundër sjelljes
së lëndëve kimike siriane, sepse menduan se do të rrezikohej jeta e tyre.
Ndërsa për bllokimin e zgjedhjeve në 30 qershor, mendja ta do se do të dalin në
rrugë vetëm militantët e përhershëm të partive…
Të gjithë prisnim Presidentin Meta të dilte
të enjten pasdite në një konferencë për shtyp. Por si duket i sëmurë siç tha se
ishte dy ditë me herët dhe i “lodhur” nga biseda misterioze me ambasadoren
amerikane, ai vendosi të bënte vetëm një reagim në distancë ku bëri thirrje për
reflektim “nga të gjitha palët”. Në
konferencë për shtyp ai nxori këshilltarin e tij juridik Bledar Dervishaj, duke
i dhënë kështu komunikimit më median një karakter teknik dhe ulur nivelin e saj.
Por befasia qëndron në faktin se megjithëse teknik, këshilltari juridik i
presidentit mbrojti dekretin e shfuqizimit (detyrë e tij), por me argumenta të
pavërteta.
Duke mbrojtur dekretin e presidentit ai tha
se Kodi Zgjedhor thotë se “të zgjedhurit
e këshillave bashkiakë qëndrojnë në detyrë, derisa në ditën kur vijnë të
zgjedhurit e rinj”. Më pas ai shtoi: “Po
kështu kjo vlen edhe për kryetarët e njësive vendore”.
Por si është e vërteta? Për këtë mjaft të
konsultosh Kodin Zgjedhor neni 10, pika 2 për të zgjedhurit lokale. Ai thotë: “2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i
organeve të qeverisjes vendore mbaron në të
njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së
shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për
organet e qeverisjes vendore”.
Realstory disponon kopjen e vendimit të KQZ, të 10 gushtit 2015, për zgjedhjet vendore të vitit 2015 (shih linkun). Sipas kodit, bazuar në këtë vendim të KQZ, mandati I të zgjedhurve lokale, mbaron në 10 gusht 2019. Pra nuk qëndrojnë deri në ditën kur hyjnë në zyrë të zgjedhurit e rinj.
Kjo është gënjeshtra e parë. Por këshilltari
juridik i presidentit zoti Dervishaj tha në konferencë për shtyp një tjetër të
pavërtetë, sa i përket afatit të shpalljes së dekretit për datën e re të
zgjedhjeve, duke deklaruar se data do të jetë e afërt, po ashtu edhe koha e
dekretit.
Por çfarë thotë neni 9 i Kodit Zgjedhor për
caktimin e datës së zgjedhjeve?
“Data e zgjedhjeve
për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave
të parashikuara në
nenin 65 të
Kushtetutës. Zgjedhjet për
Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës
zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të
këtij Kodi dhe
në çdo rast
jo më vonë
se 30 ditë
para datës së
mbarimit të mandatit të Kuvendit… Presidenti i
Republikës nxjerr dekretin
për caktimin e
datës së zgjedhjeve
për Kuvendin jo më
vonë se 9 muaj
para mbarimit të
mandatit të Kuvendit.”
Neni 10 i Kodit Zgjedhor që flet për caktimi
i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore thotë se edhe për datën
e zgjedhjeve lokale aplikohet të njëjtat rregulla si në pikat 1 dhe 2 të nenit
për zgjedhjet lokale: “1. Data
e zgjedhjeve për
organet e qeverisjes
vendore caktohet me
dekret nga Presidenti i
Republikës. Për caktimin
e datës së
zgjedhjeve për organet
e qeverisjes vendore, Presidenti
zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi”.
Pra në bazë të Kodit, data e zgjedhjeve
vendore nxirret jo më vonë sesa 9 muaj nga data e mbarimit te mandatit të të
zgjedhurve vendore. Presidenti Meta ka qenë korrekt kur shpalli dekretin për
datën 30 qershor. Ai e shpalli atë ne 5 nëntor 2018, nëntë muaj pa 5 ditë para
mbarimit të afatit të të zgjedhurve vendor, duke respektuar kodin zgjedhor dhe
kushtetutën. Por çfarë tha këshilltari i tij juridik Bledar Dervishaj në
konferencë për shtyp? Se Presidenti do te nxirrte se shpejti dekretin e ri, dhe
në një datë të afërt me 30 qershorin? Edhe sikur të shpallë datë të re për
shembull 7 korrikun (si data më e afërt me 30 qershorin) ai do të shkelte
afatin kushtetues me 8 muaj.
Dhe kjo është gënjeshtra e dytë e
këshilltarit të presidentit. I cili nuk është as këshilltar politik, dhe as
mediatik. Ai është aty për t’i thënë shefit të tij të mos gabojë, ose së paku
ti thotë se kur gabon. Por që një jurist që paguhet nga paratë e taksapaguesve
në institucionin më të lartë të shtetit, është gabim i rëndë.
Gjithsesi këshilltari i Metës tha një të
vërtetë. Ai tha se dekreti i ri do të dalë pas negociatave mes palëve dhe marrëveshjes
eventuale mes tyre. Por prapë këtu bëri një “gabim”: nxori gënjeshtar shefin e
tij, që një ditë më herët deklaroi me zë të fortë se nuk do priste dakortësinë
e PS, për të nxjerrë një datë të re zgjedhjesh.
Ndoshta ndaj dhe Meta zgjodhi të mos dilte vetë. Burri që është burrë, nuk gënjen kurrë. Por nëse gënjen, nxjerr këshilltarin që të pranojë gabimin. /realstory.al
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një takim me strukturat e saj në Tiranë, ku nënkryetari Luan Rama përsëriti se protestat nuk do të ndalen deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Luan Ramës sot zgjedhjet mbahen njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, me një kandidat.
“Koncesionet bëhen në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme. Protestat janë një shenjë revolte ndaj korrupsionit të madh qeveritar. Me protestat, tregojmë forcën tonë në rritje. Qytetarët e meritojnë hapjen e negociatave, por korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk e lënë Shqipërinë të integrohet drejt BE-së. Raporti flet qartë dhe aty vihet në dukje krimi i organizuar që ka zaptuar vendin dhe mban nën kontroll qeverinë. Ne nuk do të ndalemi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tani zgjedhjet mbahen me një kandidat. Njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, na paraqitet një kandidat, ky është fronti, klani i Rilindjes. Kur themi Rilindja, nënkuptojmë krimin në qeveri.” – tha Luan Rama
“Zgjedhja për të mos marrë pjesë është një zgjedhje personale, që duhet respektuar, por që nuk i bën të pavlefshme këto zgjedhje.” Ky ishte mesazhi i Ambasadorit italian në Tiranë, Alberto Cutillo që dha gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSH. Cutillo tha se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe se pjesëmarrja në to është një zgjedhje personale, por gjithashtu bëri thirrje për opozitën e mbetur jashtë parlamentit dhe se ajo duhet të gjejë një rrugë brenda saj për të zgjidhur krizën në vend.
“Manifestimet e fundit kanë treguar se mund të manifestohet në mënyrë paqësore. Parlamenti sot ka një opozitë të re, që është legjitime, por e dimë të gjithë që opozita, në kuptimin e udhëheqësve kryesor të forcave të opozitës, është jashtë parlamentit. Duhet mbajtur një dialog i hapur me të gjithë. Opozita duhet të gjej në brendësi të saj zgjidhjet, të cilat i japin mundësinë e zgjidhjes së krizës. Për mua këto zgjedhje janë legjitime. Zgjedhja për të mos marrë pjesë është një zgjedhje personale, që duhet respektuar, por që nuk i bën të pavlefshme këto zgjedhje. Nga kjo situatë demokracia nuk del e ekzaltuar, por as e poshtëruar.’ – tha ambasadori Cutillo.
Ambasadori italian tha se kriza duhet të zgjidhet brenda opozitës, pasi aty lindi dhe u zhvillua. Të njëjtën gjë do të bënin edhe partitë e tjera në botë.
“Kjo është një krizë e ndërlikuar që ka lindur dhe zhvilluar në brendësi të opozitës dhe kësisoj i takon opozitës që ta zgjidhë. Besoj se në vende të tjera një krizë e tillë do të ishte administruar në brendësi të partive mbi bazën e rregullave të demokracisë së brendshme të partive, të cilat në Shqipëri janë disi të ndryshme. Partitë janë më të ngurta dhe kërkojnë t’i eksportojnë jashtë krizat, të cilat normalisht duhet të administrohen brenda tyre. Por besoj se në fund, partitë do të dinë të zgjedhin në interes të vendit. Ka diçka që nuk ecën në mekanizmin zgjedhor. Kjo mund të reformohet. Nëse nuk bëhet brenda 30 qershorit, të mos e kthejmë në një dramë”. – tha Cutillo
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes
së sotme ka miratuar anëtarët e bordit të monitorimit të medias gjatë fushatës
zgjedhore në radio dhe televizionet e vendit.
Anëtarët e bordit të monitorimit të mediave
janë Artan Cena, Bledar Lumani, Dardan Malaj, Ylli Pata dhe Maklen Misha.
Mbledhja e parë e Bordit do të zhvillohet në
datën 29 maj 2019, në ambientet e selisë së Autoritetit të Mediave
Audio-Vizive.
Opozita ka “ndërruar”
mendje, duke vendosur shtyrjen me dy ditë të protestës së lajmëruar për datën
31 maj. Vendimi për shtyrjen e protestës në datën 2 qershor është marrë gjatë ditës
së sotme nga PD dhe aleatët e saj.
Ky vendim ka ardhur një ditë
pasi Partia Socialiste ka vendosur që të hap zyrtarisht fushatën më 1 qershor,
pasi kishte lajmëruar më herët se do ta niste fushatën për zgjedhjet lokale më
31 maj.
Mirëpo të shtunën, pas protestës
së gjashtë kombëtare, opozita vendosi që të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare,
duke zgjedhur si datë të mbajtjes së saj 31 majin, ditën kur PS kishte lajmëruar
nisjen e fushatës elektorale.
Por duket se Partia
Demokratike me këtë vendim ka respektuar edhe vendimin e PS, dhe ka zgjedhur të
ndryshojë datën e protestës së radhës, duke caktuar 2 qershorin si ditën kur do
të zhvillohet protesta e shtatë kombëtare.
Sipas opozitës, shkaku i
shtyrjes së kësaj proteste është se data 31 maj është vendosur si Nata e Kadrit
nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Në këtë natë besimtarët
myslimanë i përkushtohen adhurimit të Zotit dhe lutjeve në muajin e Ramazanit,
duke shmangur angazhime të tjera.
Ndaj dhe opozita ka vendosur
që në këtë ditë të mos zhvillojë protestën, por t`i lejojë njerëzit të kryejnë
ritet e tyre fetare. Por një rrugë e dy punë: ka respektuar kalendarin
mysliman, por edhe atë të Selisë Rozë.