“Është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve” Reçi s’shkon në gjykatë, Shullazi: Dua ta shoh në sy 

AKTUALITET


Dështon për herë të 8-të marrja e dëshmisë së Luftar Reçit. Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reci argumenton se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm.

 Ai ka kërkuar që dëshmia e tij të bëhet në prani të avokateve te të pandehurve, por edhe të disa gazetareve për të siguruar transparencën. Sipas Reçit, ai është paraqitur 5 herë dhe seancat kanë dështuar jo për faj të tij.


Me kërkesën e Recit ishte dakord edhe prokurorja Elida Kackini e cila tha se për shkak të largësisë nga burgu Drenovës shoqërimi i tij është i pasigurt. Në lidhje me këtë kërkesë kanë reaguar avokatët e të pandehurve të cilët kërkuan shoqërim të detyrueshëm.

“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve”, thotë Reçi.

Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.

Ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Luftar Reçit në gjykatë.  Mos paraqitja do te merret si refuzim u shpreh gjykata. Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00.




Skip to toolbar