Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen 2 policë dhe një kalimtar

AKTUALITET


Të shtëna më armë janë regjistruar sot në Mamurras, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie. ndërsa dyshohet se një person është plagosur.

Dy efektivet e plagosur jane Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj. Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.


Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt në Shkodër, janë nisur këtë mesditë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar, pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.

FNSH Shkodër ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.




Skip to toolbar