Tensionet në kufirin me Bjellorusinë, Lukashenko: Mbroni vendin, por shmangni përplasjet

BOTA


Situata në kufirin Bjellorusi-Poloni është tensionuar së fundmi ku ka pasur edhe përleshje mes emigrantëve të bllokuar me ushtarët polakë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë emigrantët.


Pas kësaj situatë tensionuese një reagim ka ardhur edhe nga presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, i cili ka bërë thirrje që palët të shmangin përplasjet.

“Qëllimi kryesor është të mbrojmë vendin, popullin tonë dhe të shmangim përleshjet”, ka thënë Lukashenko ndërsa i është përgjigjur edhe akuzave se ai është përgjegjës për situatën në kufi, duke theksuar: “Duhet të parandalojmë situatën që të mos kthehet në një luftë të ashpër”.




Skip to toolbar