Tetë pistoletat e kapura në Durrës ishin fshehur brenda tavolinës, destinacion Anglia

AKTUALITET


Tetë pistoletat e gjetura brenda një furgoni në Portin e Durrësit pasditen e së hënës, ishin fshehur brenda një tavoline.

Policia e Durrësit bën me dije se u sekuestruan 8 pistoletat, krehëra me municion luftarak, aksesorë të ndryshëm armësh, 2 celularë dhe një shumë parash.


Tavolina që po transportohej me një furgon me targa angleze, kishte si destinacion Britaninë e Madhe. Shoferi i furgonit, J.K. 35 vjeç, është arrestuar për trafikim të armëve dhe municionit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Anglisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.




Skip to toolbar