Tjetër sasi me vaksina anti-covid vjen sot në Shqipëri

CORONAVIRUS


Të tjera doza vaksinë anti-covid mbërrijnë sot në vendin tonë. Mësohet se në Shqipëri kompania Pfizer do të sjellë 8190 doza të tjera, të cilat do t’i bashkohen këtij procesi.

Këtë fakt e pohoi në Kuvend edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.


Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm” – tha Manastirliu.




Skip to toolbar