Nga atakimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Gramshit kreu i qeverisë kryeministri Rama u ndal te synimi që ai dhe skuadra e tij ka.
Ta çojë Shqipërinë në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Rama tha se vendi ynë i nisi negociatat shumë më mbrapa se vendet e tjera të rajonit, se Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia, por sot ne jemi në dyert e BE-së njësoj si ata.
Kryeministri shtoi se kur mori mandatin Shqipëria ishte buzë humnerës, e parespektuar dhe e ulur në gjunjë, kurse sot6 sipas tij është krenare, me respekt dhe integritet saqë më 16 maj në “Sheshin Skënderbej” Shqipëria pret në një samit madhështor të gjithë krerët e kontinentit.
“Negociatat me Bashkimin Europian nuk janë vetëm një fjalë goje, janë më shumë se 2500 faqe me rregulla, vendime e ligje që duhen bërë. Duhet të vijmë këtu që të kalojmë ato vendime, të përmbushim këto ligje dhe t’i bindim që dhe ne shtetin e kemi njësoj si ata. Të mos ndalemi asnjë minuta.
Që ne të realizojmë këtë 3 vjeteshin është një gjë dhe një shans që nuk i është dhënë askujt. Të mos humbim asnjë minutë.Mali i Zi i ka filluar negociatat para se në të vinim në pushtete dhe akoma nuk i ka fituar, kur ne ishim buzë humnerës pas mandatit të bufit të kënetës.
Serbia dhe Mali i Zi i ka nisur më parë se ne, kur nisëm na shikonin dhe s’na besonin, s’na respektonin sepse autoriteti jonë ishte përtokë. Ne që e nisëm nga fundi jemi në pragun e derës me Malin e Zi në BE, sepse ne kemi bërë ekzaktësisht të gjitha ato që ata që dalin çdo natë në pasqyrat e moçaleve mediatike përpiqen të thonë se kjo nuk ekziston.Ne e kemi transformuar Shqipërinë.
Ne Shqipërinë nga një vend i ulur në gjunjë e kemi ngritur në këmbë dhe nga një vend që nuk ia hidhte njeri sytë e kemi bërë një vend që i sheh të tjerët në sy dhe shohin në sy. Ne Shqipërinë nga një vend që turizmin e mbështeste vetëm patriotizmi i motrave dhe vëllezërve në Kosovë apo në Maqedoni e Mal të Zi që vinin këtu për pushime, jemi bërë një vend jo vetëm 12 milionë turistë vitin e kaluar, por më 16 maj 5 ditë pas zgjedhjeve do të mblidhen tërë Europa këtu në Tiranë, të gjithë udhëheqësit e kontinentit, jo vetëm të BE-së do të mblidhen aty tek Skënderbeu”, tha kryeministri Rama./abcnews.al