Tritol banesës private në Shkodër

AKTUALITET


Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” rreth orës 03:40, ku në portën e oborrit të banesës së 62-vjeçares F.S., u hodh një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Skip to toolbar