Trojka e ambasadorëve sot pasdite në selinë e PD, takim me Lulzim Bashën

AKTUALITET


Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe do të ketë një vizitë pasditen e sotme në selinë e PD. Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se sot në oren 15:00 ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

Po kështu burimet pohuan se në takim do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.


Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

Opozita e Bashkuar i kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to.

Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre.




Skip to toolbar