Turqia thotë se “neutralizoi” 45 militanë kurdë në Irak dhe Siri

BOTA


Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin “neutralizuar” 45 militantë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak pas një përleshjeje të premten me anëtarët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) gjatë së cilës u vranë nëntë ushtarë turq në Irakun verior.

“Operacionet pas sulmit neutralizuan gjithsej 45 terroristë, 36 në Irakun verior dhe 9 në Sirinë veriore,” tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë, pasi Presidenti Tajip Erdogan drejtoi një takim për sigurinë.


Ankaraja zakonisht përdor termin “neutralizuar” për të vrarët.

“Turqia nuk do të lejojë kurrë ‘terrorin’ në kufijtë e saj jugorë, me asnjë pretekst dhe për asnjë arsye”, thuhet në deklaratë.

Më herët të shtunën, Ministria e Mbrojtjes tha se ushtria kishte kryer sulme ajrore në rajonet Hakurk, Metina, Gara dhe Qandil të Irakut verior, duke shkatërruar 29 objektiva të PKK-së, përfshirë bunkerë, streha dhe objekte nafte. Forcat turke kanë kryer një operacion ndërkufitar të quajtur “Claw-Lock” në Irak si pjesë e ofensivës kundër militantëve të PKK-së.

Turqia gjithashtu ka ndërmarrë inkursione ushtarake në Siri kundër milicisë kurde YPG, duke e konsideruar atë si një krah të PKK-së. PKK cilësohet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.




Skip to toolbar