U përpoq të riparonte pompën e ujit, e zë korrenti, vdes 43-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Tiranë ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke riparuar pompën e ujit.

Policia njofton se 43-vjeçari E.K. ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII”. Shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar