Ulen ndjeshëm temperaturat, Dibra mbulohet nga reshjet e para të dëborës

AKTUALITET


Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa në Dibër dhe Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për vitin 2023.

Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.


Policia lokale bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhir në rast nevoje pasi terreni është i vështirë!

Gjatë natës ka patur edhe reshje shiu qarku Dibër por nuk raportohet për dëme apo bllokime rrugësh në zona malore.




Skip to toolbar