Vaksina e Covid19, Koduzi: Skema e Covax rrezikon të dështojë. Shihni Serbinë!

AKTUALITET


Çfarë do të ndodhë me vaksinën? Kur do ta marrë Shqipëria. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në ‘Real Story” në News24 se nuk ka një datë të saktë por në fillim të vitit tjetër do të jetë e mundur edhe për shqiptarët. 

Kundër tij doli eksperti i PD për pandeminë, Gazmend Koduzi.


Skënder Brataj: Vaksina një datë të caktuar nuk ka asnjë

Sokol Balla: Greqia e merr më 27 dhjetor,Italia pas Krishtlindjeve

Skënder Brataj: Kemi paguar 3,9 milion euro, nga fillimi i vitit 2021 do ta kemi, do vijë faza e parë.

Gazmend Koduzi: Skema e Covax rrezikon të dështojë ka mundësi të vijë në 2024, se ka disa skema që ajo mund të dështojë. Mënyrë e mirë do ishte të kontaktonimme kompanitë prodhuese vetë si e ka bërë Serbia. Shkoi kryeministri ynë dhe bëri shopping.

Sokol Balla: Nga e ka marrë?

Gazmend Koduzi: Nga Pfixer direkt. Kemi një sistem të ri frigoriferik edhe për ruajtjen e tyre. Të gjitha vaksinat që po prodhohen tani i kanë kaluar provat klinike kurse vaksinat kineze dhe ruse ende jo. Ne rrezikojmë deri në qeërshor dhe korrik që të mos e marrim. Nëse na merr përsipër BE…pra e marrin përsipër të huajt kjo është gjë tjetër. Ne sot sikur nesër të na vijë, s’kemi zinxhir ftohës.

Skënder Brataj: Pse kaq negativizëm o zoti Koduzi, the shifra këtu dhe genjeve…Ti thua po erdhi do e hedhim poshtë?

Gazmend Koduzi: Po nuk do vijë

Skënder Brataj: Po çdo bësh po erdhi dhe po u vaksinuan njerëzit?

Gazmend Koduzi: Ti s’ke frigorifer në -70 gradë celsius




Skip to toolbar