Vau i Dejës/ Qytetari denoncon djegien e automjetit, policia në kërkim të autorit

AKTUALITET


Një person nga Vau i Dejës ka denoncuar në polici djegien e automjetit nga një shtetas i paidentifikuar. Policia thotë se po punohet për identifikimin e autorit të ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Pistull, ka njoftuar Policinë, se një shtetas i paidentifikuar i ka djegur automjetin. Punohet intensivisht për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin e këtij rasti, si dhe për të zbardhur rrethanat e tij.”, njoftoi policia./abcnews.al



Skip to toolbar