Veliaj i “vjedh” 13 tetorin Metës: Ka zgjedhje

Më të fundit


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka caktuar 13 tetorin si ditë zgjedhjesh dhe vazhdon t’i qëndrojë këtij fakti. Por zgjedhje më 13 tetor ka edhe sipas kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Me një postim në rrjetet sociale, ai thotë se qytetarët mund të zgjedhin të rrinë në shtëpi ose të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës. “Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! Në 13 Tetor ka zgjedhje dhe nuk janë imagjinaret e politikës së vjetër. Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme! Unë do tentoj 21 km këtë mandat”, ka shkruar kryebashkiaku.


Kjo maratonë është cilësuar si një nga eventet më të mëdha sportive në kryeqytet, ku marrin pjesë sportist të moshave të ndryshëm nga çdo vend i botës.

Vjet lindi Kajan, sivjet s'ka justifikime! 🤷🏻‍♂️Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së…

Gepostet von Erion Veliaj am Freitag, 2. August 2019



Skip to toolbar