Veliaj: Këtë pranverë fillojnë 7 lotet e Unazës, opozita bllokoi për 3 vite punimet

Më të fundit


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sot se përfundimi i Unazës së Madhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në kryeqytet.

Veliaj tha në një intervistë në Report tv, se nëse opozita nuk do ta kishte bllokuar për tre vite këtë projekt, puna do të kishte ecur më shpejt.


“Debati kryesor që kemi me kundërshtarët tanë ka të bëjë me kulturën e bllokimit konstant të punëve të Tiranës. Ne sot do të ishim në një situatë ku duhej të kishte mbaruar Unaza. Sot kemi bërë vetëm gjysmën e Unazës, pra nga sheshi “Shqiponja”, deri në Farkë të Madhe. Këtë pranverë fillojnë të 7 lotet. Sepse ato duhen edhe shpronësuar. Ne kemi mbaruar deri në Farkë të Madhe dhe ndërkohë po vazhdon pjesa e Paskuqanit. Ka pasur më pak ndërtime buzë lumit dhe kostoja e shpronësimit është më e lirë, se është një tjetër zona kadastrale ana e Kamzës dhe tjetër e Tiranës. Po kur mendon që humbëm për një segment 3 vjet, kjo do të thotë se kritikët tanë, sidomos kur janë kritikë politikë, duhet të tregojnë kujdes sepse ishin autorët e bllokimit. Ndërkohë që, unë besoj se do të lirohet ndjeshëm trafiku, siç është liruar trafiku te zona duke filluar nga “Shqiponja” tek “Astiri” në drejtim të Lundrës dhe deri në Farkë. Pra, gjithë pjesa lindore e Tiranës është liruar ndjeshëm. Ne kemi vetëm një segment në pjesën lindore të Tiranës, që është segmenti i “Rrugës së Elbasanit”, zgjidhja për këtë është heqja e terminalit të përkohshëm të autobusëve. Ne kemi filluar përgatitjet për terminalin e ri në Lundër dhe do të zhbllokohet edhe ajo nyje”, tha Veliaj.




Skip to toolbar