Vendimet më të bujshme të drejtësisë! Gjykatat dhanë 4 burgime të përjetshme gjatë vitit 2022 

AKTUALITET


Çekani i drejtësisë gjatë 2022 është përplasur shumë herë, dyert e burgut janë hapur dhe në qeli janë futur emra që dikur nuk mendohej dhe dukej si një endërr e paarritshme. Vendimi që tronditi politikën ishte ai i 4 Shkurtit 2022, kur kryesuesi i seancës Enger Pëllumbi relatoi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.60 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, me ndryshimin si më poshtë, vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurin z.Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”.

Ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri duhet që të mbyllej në qeli për 3 vite e 4 muaj burg, pasi u cilësua fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.


Nëse do të kthehemi pas në kohë për herë të parë emri i Saimir Tahirit u përmend nga mediat italiane në fund të vitit 2017 pas arrestimi të grupit të Habilajve.

Në atë kohë Tahiri mohoi akuzën dhe më pas në Maj të 2018 dha dorëheqjen nga mandati i deputetit për t’u perballur me drejtësinë si qytetarë i thjeshtë.

Por pas disa vitesh drejtësia foli dhe ish-ministrit të Brendshëm ju vendosën prangat në sallën e gjyqit. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Tahiri u shpreh që foli drejtësia.

Pas procedurave ligjore, Tahiri u dërgua fillimisht në paraburgimin 313 dhe më pas nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u vendos që Saimir Tahiri të trasferohej në Burgun e Fierit për të shlyer dënimin.

Por ish-ministri i Brendshëm nuk e ka pranuar në asnjë moment fajësinë dhe çështja ndaj tij ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje për t’u marrë nën shqyrtim nga togat e zeza.

Por Tahiri ka nisur edhe një betejë tjetër, ai kërkon nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet koha e shërbimit të provës nga dhënia e vendimit në Shkallës të Parë në Qershor të 2019 deri në vendimin final nga Apeli në Shkurt të këtij viti.

Ende kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje nga Gjykata e Elbasanit. Saimir Tahiri aktualisht ndodhet në burgun e Lushnjes. Së bashku me ish-ministrin e Brendshëm u dënua edhe ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld çela, me 3 vite e 4 muaj burg, por që tani është liruar me kusht. Ndërsa dy ish-policë Sokol Bode dhe Gjergj Kohila janë në pritje të dhënies së vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës së Posaçme të Apelit, po për çështjen e trafikut të dogës me Habilajt. Emri i Saimri Tahirit do të lakohej sërish një vit më parë pasi në përgjimet e dosjes “Shpirti” thuhet se dy ish-shoqëruesit e Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku  në vitet 2015-2016 ishin të përfshirë në trafik droge.

Marku u dënua në Shkallë të Parë me 8 vite e 8 muaj burg, ndërsa Agustin Deda ndodhet jashtë vendit dhe ende nuk dihet nëse do të ekstradohet ose jo, për t’u përballur me drejtësinë në vendin tonë.

Ftohtësinë e prangave e kanë provuar dhe tashmë do të kenë një betejë të gjatë me drejtësin edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Ballko. Ata do të përballen me gjyqtarin e seancës paraprake, ku do të vendoset dhe fati i tyre nëse do të marrin pafajësi nësë do të kthehet për rihetim ose dosja do të kalojë për gjykim për të vijuar betejën me drejtësinë.

Ata akuzohen për abuzime më konçesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit. SPAK i ka marrë të pandehur dhe ka ngritur nga tyre 3 akuza “shpërdorim detyre”, korrupsion” dhe “pastrim parash”. Zhurma e çekanit të drejtësisë do të vulosë përfundimisht fatin e tyre.

Më drejtësinë janë përballur edhe emra të drejtësisë, ata të cilët e njohin shumë mirë ligjin sic janë ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë. Adriatik Llalla dikur kishte në dorë që të hetonte dhe t’i vendoste pranga të gjithë atyre që shkelnin ligjin por në fund ishte drejtësia që foli për të. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që ish-Prokurori i Përgjithshëm të shpallej fajtor për fshehje të pasurisë në të paktën 3 episode dhe të mbyllej në qeli për dy vite.

Por ish-kryeprokurori u largua në Itali disa ditë para se të shpallej vendimi duke i shpëtuar prangave. Drejtësia italiane ende se ka thënë fjalën e fundit se çfarë do të bëhet me ekstradimin e Llallës por drejtësia atje i ka bllokuar pasaportën. Ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ju dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Po ashtu atij i janë konfiskuar një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Fajtorë për korrupsion u shpall ish-prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Gjykata e Posaçme e Apelit vendoi që të rikthejë në qeli ish-prokurorin duke i rrezuar dënimin me kusht. Karriqi u rikthye në qeli për të shlyer dënimin me 3 vite e 4 muaj burg. Fjalën e fundit drejtësia pritet që të thotë edhe për ish-prokurorin Sali Hasa.

Ai dyshohet se ka marrë para për të pushuar çështjen ndaj një personi të dyshuar për plagosje. Ish-prokurori Sali Hasa është dënuar në Shkallë të Parë me 4 vite shërbim prove. Më kolegët e tyre janë përballur edhe tre ish-gjyqtaret Enkeleda Hoxha, Mimoza Margjeka, Zamira Vyshka. Hoxha dhe Margjeka kanë dëgjuar fjalën e togave të zeza në Shkallë të Parë dhe do të vijojnë betejën në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Enkeleda Hoxha është liruar nga qelia pasi dënimin e dhënë në Shkallë të Parë me 3 vite burg e shleu me kohen e paraburgimit.

Ndërsa Mimozqa Margjeka u dënua me shërbim prove. Të dyja gjyqtaret kanë dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Gjyqtarja e Elbasanit Vyshka është ende në pritje të vendimit nga SPAK, se çfarë do të bëhet me fatin e saj.

Në dyert e Gjykatës së Posaçme kanë përfunduar edhe njerëz të vettingut të cilët janë ata që kanë për detyre të verifikonë prokurorët dhe gjyqtarë në repubikën e shqipërisë. I pari ishte Luan Daci anëtar i KPA i cili u cilësua fajtor më vendim të formës së prerë për falsifikim të dokumenteve dhe u dënua me 1 vit burg. Ndërsa në pritje të verdiktit të drejtësisë është dhe Ardian Hajdari, i dyshuar për të njëjtën vepër penale. Etleda Çiftja po vijon betejën në Gjykatën e Posaçme të Apelit pasi në Shkallën e Parë mori pafajësi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Çiftja është anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Apeli i Posaçëm i ka riçelur shqyrtimin gjyqësor.

Në dyert e SPAK dhe të Gjykatës së Posaçme kanë përfunduar edhe kryebashkiakë për të cilët ende nuk është thënë fjala e fundit nga drejtësia.

Atentati ndaj Nuredin Dumanit ishte një bingo e madhe për drejtësinë pasi ai u kishte shpëtuar dhjetra operacioneve për arrestimin e tij. Emri i Nuredin Dumanit lidhet me shumë ngjarje të rënda kriminale. SPAK disa muaj pas prangosjes së Dumanit dhe bashkëpunëtorit të tij Henrik Hoxhaj, zhvilloi operacionin ‘Plumbi i Artë’ duke zbardhur 18 ngjarje të rënda kriminale. Dumani tregoi se për llogari të kujt i kishte kryer vrasjet dhe se sa ishin shumat e parave që ai merrte. SPAK ka në dorë vezën e artë për të siguruar prova kundër krimit të orgnizuar. Bashkëpunimi i tij me SPAK do të vërë para drejtësisë emra të njohur të botës së krimit.

Krimi i organizuar është një hap para drejtësis përsa u përket ngjarjeve kriminale por as drejtësia nuk i ka kursyer. Gjykatat gjatë vitit që po lëmë pas kanë firmosur 3 burgime të përjetshme.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi rrezikojnë që të kalojnë jetën prapa hekurave nëse Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për dy autorët e dyshuar për masakrën e Lushnjes ku mbeten të vrare dy persona dhe u plagos nipi i Aldo Bares. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2017.

Alfred Shkuri do të qëndrojë përjetësisht në qeli. Fati i tij është vulosur nga Gjykata e Lartë, 10 vite pasi ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tha fjalën e saj. Ish-speciali i forcave RENEA ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares. Sipas ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo bandë kriminale ka kryer më shumë se 20 vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash. Kjo bandë funksionoi deri në vitin 2005 kur disa anëtarë u vranë dhe disa u arrestuan.

Festim Bexhdili, kopshtari i resortit ku u pa për herë të fundit trupi i pajetë i Jan Prengës, rrezikon të mbyllet përjetë në qeli. Sipas gjykatës, kopshtari Bexhdili shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë së resortit ku u mbajt Jan Prenga, duke ndihmuar të pandehurit e tjerë të organizonin zhdukjen e kufomës së 49-vjeçarit. Bexhdili e priti me qetësi vendimin e gjykatës. Ndërkohë që fjalën e fudnit do ta thotë Gjykata e Apelit. Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është arrestuar në Spanjë Gentjan Funiqi që është në pritje të ekstradimit. Për këtë çështje janë ngritur akuza zyrtarë edhe për 7 të dyshuar të tjerë.

Vrasja me plumb pas shpine e 25-vjeçarit Klodian Rasha në hyrje të rrugicës që e dërgonte në shtëpinë e tij u shoqërua me protesta të shumta pasi plumbi doli nga arma e një polici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhejtor. Por rreth dy vite më pas drejtësia ka dhënë vendimin e saj. Ish-efektivi i forcave ‘Shqiponja’, Nevaldo Hajdaraj është dënuar përfundimisht me 18 vite burg. Hajdaraj përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe atij i ulet 1/3 e dënimit përfundimtar, çka do të thotë që Hajdaraj do të qëndojë në qeli për 12 vitet e ardhshme. Gjykata e Apelit i shtoi ish-policit 3 vite më shumë sesa dënimi i dhënë në Shkallën e Parë me 15 vite heqje lirire.

Vendi ynë është në një luftë kriberentike me hakerat iraninë të vetëquajtur ‘Homeland Justice’. Ata kanë goditur disa siteme qeveritare dhe kanë bërë publike shumë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptare. Por nga ana tjeter në pranga për qëllime spiunazhi të kampit të muxhahedinëve Ashtraf 3 në Manzë është dënuar Bijan Poladrag. Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor dhe e dënoi me 15 vite burg.

Por duke qenë se procesi u zhvillua me proceduart e gjykimt të shkurtuar, atij ju ul 1/3 e dënimit dhe Pooladrag do të vuajë 10 vite heqje lirie. Procesi gjyqësorë për iranianin është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se SPAK është duhet hetuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë ardhur në vendon tonë për qëllime terroriste. Bijan Poolagrad është ish-banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manzë. Gjatë gjithë procesit gjyqësorë Bijn Pooladarg ka mohuar akuzën e SPAK.




Skip to toolbar