50 të prekurit e Vettingut, të pandëshkuarit e drejtësisë së vjetër

POLITIKË


Për trupën e pavarur të Komisionit të Kualifikimit që merret me procesin e vettingut, pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kishin bërë drejtësinë në këto 28 vite demokraci, nuk justifikuan pasurinë dhe disa të tjerë u akuzuan edhe për përfshirje me lidhje kriminale. Vettingu gjatë një viti pune ka shkarkuar më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë duke bërë të prekshme rezultatet e parë të reformës në Drejtësi.

Mbi të parët që ra çekiçi i vettingut ishin prokurorët e Gjykatës Kushtetuese dhe  Gjykatës së Lartë, aktualisht dy institucione jashtë funksioni, në pritje të zëvendësimit të vendeve vakante me gjyqtarë të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Në vjeshtë këto vente vakante pritet të zëvendësohen dhe analizojnë rreth 32 mijë dosjeve që presin në arkivat e këtyre dy gjykatave. Gjykata Kushtetuese ka vëtëm një anëtar dhe Gjykata e Lartë ka 2 anëtarë, të pamjaftueshme për të marrë vendime.


Paralelisht me pastrimin e sistemit nga krimi dhe korrupsioni janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Prokurorët që duhet të bëjnë pjesë në SPAK duhet të kenë kaluar procesin e vettingut në të dy fazat e tij. Në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe organet e reja që po ngrihen me të, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ka publikuara disa video ku sqaron publikun se si do të funksionojë drejtësia e re dhe pse duhet të jenë të besueshëm organet e reja, që do të jenë në monitorim të ndërkombëtarëve gjatë gjithë kohës.

Të hënë pasdite, ambasada amerikane publikoi një tjetër video ku bën një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, të cilët kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut prej më shumë se një vit.

“Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të mësuar më shumë për reformën në drejtësi. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.”- shkruan Ambasada Amerikane.




Skip to toolbar