Policia nuk konfirmon vrasjen, mediat holandeze: Lato i mbytur në borxhe

AKTUALITET


Paraditen e të dielës lajmi kryesor në mediat shqiptare ishte “vrasja e Festim Latos”, një shtetas shqiptar që prej vitesh jeton në Hollandë. Festim Lato nuk ishte një emër  tepër i panjohur në Shqipëri, pasi ai e kishte shpallur veten “President të Republikës së Çamërisë”. Megjithatë, vrasja e Latos në Hollandë ka mbetur evazive, derisa mediat holandeze kanë nisur të shkruajnë për çështjen. Së fundi, në mediat holandeze shkruhet se “trupi i pajetë i një burri, gjetur të shtunën përgjatë rrugës “Nieuwe Ubbergseweg” afër rajonit të Nijmegen, dyshohet të jetë i Festim Latos.

Megjithatë, mediat holandeze shkruajnë se policia vendase ende nuk e ka konfirmuar identitetin e viktimës. Lajmi për vrasjen e Festim Latos u dha fillimisht nga të afërm dhe miq të tij, të cilët shkruan në rrjetet sociale se “Festim Latos i është bërë atentat, pasi dy persona e kishin ftuar për të pirë kafe. Ai është vrarë te dera e shtëpisë”, shkruhej ndër të tjera në postimet në rrjetet sociale të miqve të Festim Latos.


Megjithatë, ky version bie ndesh me atë që japin mediat holandeze, të cilat edhe pse nuk konfirmojnë nëse viktima është shtetasi shqiptar në fjalë apo jo, pohojnë se trupi i pajetë i një personi është gjetur në anë të një rruge.

 Megjithatë, ndryshe nga motivet e përhapura  në media për vrasjen e Festim Latos (që pritet të konfirmohet ose jo zyrtarisht), mediat në Hollandë raportojnë për një tjetër pistë. Sipas tyre, Lato ka qenë i mbytur në borxhe, dhe disa kohë më parë, në 24 prill, një gjykatë kishte shpallur falimentin e biznesve të tij. Lato ka qenë i përfshirë në biznesin e hidrokarbureve, raporton “AD.nl”, dhe dy vitet e fundit jetonte në Afferden, ndërmjet Nijegenit dhe Venray. Ai dyshohet se kishte borxhe ndaj disa kompanive dhe individëve të ndryshëm, të cilat shkonin në disa miliona euro.

Një diplomat holandez, Jeroen Zandberg, që punon për një organizatë në këtë vend, i njohur i Latos, ëshë shprehur “ai ka bërë binzes me sipërmarrës që nuk paguanin TVSH. Si rezultat, ai ka bërë shumë marrëveshje të fshehta”. Në këto kushte, shtohen dyshimet për vrasjen e Festim Latos, që mbetet ende i pakonfirmuar nga policia holandeze, por miq dhe familjarë të tij, kanë konfirmuar më herët gjatë të dielës, se lajmi për ekzekutimin e “Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë”, është i vërtetë.




Skip to toolbar