Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dënohet me 7 vite burg Arbër Paplekaj

AKTUALITET


Ish –efektivi i Forcave RENEA, Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan është dënuar përfundimisht me 7 vite burg.

Mësohet se Paplekaj është dënuar në kushte të tronditjes psikike.


Ndërsa për punonjësit e policisë që ishin ndërtuar për shpërdorim detyre në shkallë të parë, Apeli i shpalli të pafajshëm.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke përgjakur fushatën. Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Pas përplasjes me armë, humbi jetën Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie. /abcnews.al/




Skip to toolbar