Vrasja e Rashës, Prokuroria e Tiranës takim urgjent

AKTUALITET


Vrasja e bujshme e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë.

Këtë mesditë po zhvillohet takim në Prokurorinë e Tiranës, ku të pranishëm janë edhe Drejtori i SHÇBA dhe strukturat e tjera hetimore, të cilët po analizojnë ngjarjen me detaje, si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.


Ndërkohë, Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për policin që qëlloi mbi të riun N. H. Organet e drejtësisë po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik.




Skip to toolbar