Digjet gjatë natës lokali në Tepelenë, policia nis hetimet

AKTUALITET


Një lokal në pronësi të shtetasit R.E. është djegur gjatë natës në Hormovë të Tepelenës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.


“Në datë 07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.




Skip to toolbar