Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja Kim mbërrin në KLP

Më të fundit


Ambasadorja amerkiane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur pranë ambienteve të KLP-së, ku po merren në intervistë kandidatët për kreun e SPAK. Ambasadorja Kim do të vëzhgojë nga afër të gjithë procesin.

Në garë për kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku drejtues do të zgjidhet sot një prej tyre.


I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili, i cili është shprehur se do të kthejë besimin tek drejtësia.




Skip to toolbar