13-vjeçarja qëllon me thikë shokun në Gjirokastër, shkak dyshohet xhelozia

AKTUALITET


Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër kur nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtare të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit.


Policia menjëherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut. Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë.




Skip to toolbar