200 euro për të transportuar sirianët, në pranga 4 persona në Kapshticë

AKTUALITET


Policia e Korçës dhe agjentët e Frontex kanë arrestuar katër persona, pasi janë kapur duke transportuar klandestinë të cilëve u kishin marrë nga 200 euro secilit duke iu premtuar se do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në prangat e policisë kanë rënë  O.Z., 30 vjeç, banues në Tiranë;  F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë;


 I.T., 47 vjeç, banues në Korçë, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe organizimit të lotarive të palejuara; si dhe E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas janë kapur nga strukturat e policisë së Korçës dhe Frontex në rrugën Trestenik-Vishoticë, duke transportuar me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Mercedes-Benz”, disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.

Policia po punon për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.




Skip to toolbar