“3000 euro për të mos publikuar lidhjen intime”/ Pranga 3 të rinjve në Elbasan, shantazhonin nëpërmjet ‘instagram’  

AKTUALITET


Tre të rinj janë vënë në pranga në Elbasan, pasi shantazhonin një person përmes rrjetit social Instagram. Burime zyrtare të prokurorisë thanë se të arrestuarit shantazhonin shtetsain me inicialet E.K, se do t’I bënin publike lidhjen intime nëse nuk merrnin prej tij, shumën prej 3 mijë eurosh.

Pas denoncimit në polici, nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave.


Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

“Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.

Pas dorëzimit taksi është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.” thuhet në njoftimin e prokurorisë së përgjithshme




Skip to toolbar