35 vjet nga revolta e Qafë Barit, Basha: Vatra e së keqes është akoma e ndezur!

POLITIKË


Lulzim Basha ka kujtuar me një status në Facebook, 35 vjetorin e asaj që quhet “Revolta e Qaf Barit”. Basha shkruan ndër të tjera në komentin e tij, se ajo revoltë përhapi kushtrimin se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Lulzim Basha shprehet i përulur para dy martirëve të saj revolte, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja.

“35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ranë theror për liri!”, shkruan Basha, ndërsa shton se:


35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkry!”.

Në fund ai e mbyll me një mesazh, duke u shprehur se ajo revoltë shërben si frymëzim për të mos lejuar askën që të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

“Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit! #ShqipëriaSiEuropa”.

35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 22. Mai 2019




Skip to toolbar