Masakër në Athinë, vriten tre shqiptarë dy të plagosur

AKTUALITET


Tre viktima janë shënuar në një sherr mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në athinë.

Sipas burimeve policore,çdo gjë nisi në lagjien Kato Patisia të athinës,në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet me targa të markës mercedes me targa shqiptare,u përleshën me drejtuesin e një motorçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë,por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.


Në vend u gjend i jati i drejtuesit të morçikletës,i cili ndoqi mercedesin me një automjet audi dhe qëlloie armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër udhetar i mercedesit tentoi të largohet me vrap,por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur,ndërsa një person tjetër që ndodhej në merces,mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë të markës toyota.

E mbëritur në vend ngjarje,polcia nisi të kërkojë toyotën dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjien Ajos Anargjiros.

Policia i bëri thirje të dorëzohet,por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.

Prej përleshjes se armatosur mbeti i vrarë edhe autori.
Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë,por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në Kato patisia prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në Ajo Anargjirus.

Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes




Skip to toolbar