Shkaktuan kaos në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 6 deputetë

Më të fundit


Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e 6 deputetëve të Partisë Demokratike nga parlamenti me 10 ditë.

Për Edmond Spahon, socialistët kërkojnë dyfishimin e masës disiplinore. Pra përjashtimin nga punimet e parlamentit për 20 ditë.


Argumenti është se në seancën e fundit parlamentare këta deputetë e kanë bërë të pamundur zhvillimin e seancës.

Deputetët e tjerë që kërkohet përjashtimi janë Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli.

Sipas PS, ata penguan zhvillimin normal të seancës plenare duke krijuar kaos në sallë dhe duke bllokuar foltoren.




Skip to toolbar