Ndërsa anëtarët e familjes mbretërore po bëjnë përgatitjet e fundit para mbërritjes në Westminster Abbey, ku do të mbahet momenti historik i kurorëzimit të Mbretit Charles III grupime anti monarkisë janë mbledhur në Londër.
Mes turmave të britanikëve dhe njerëzve që kanë ardhur nga e gjithë bota për të parë ceremoninë, nuk kanë munguar edhe ata që janë kundër monarkisë dhe mbretit.
Një grup i vogël protestuesish po mblidhen gjithashtu këtu në sheshin Trafalgar. Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë.
Republika, grupi që bën fushatë për heqjen e monarkisë, thotë se shpreson të ketë deri në 1500 mbështetës këtu sot. Ndërkohë Londra është blinduar dhe përgatitur për të zhvilluar atë që po konsiderohet eventi më i rëndësishëm i vitit, ndoshta dhe i dekadës.