Komisioneri për Zgjerim, Olive Varhelyi, u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnë pjesën e tyre në procesin e integrimit.
Gjatë prezantimit të progres-raportit për rajonin, ai tha se shtetet kandidate do të ndihmohen, por në këmbim duhet të japin garanci për sigurinë në rajon.
“Plani ynë është të integrojë partnerët nga Ballkani Perëndimor, që janë të interesuar, sa më shpejt të mundemi. Për këtë jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Por kemi një kërkesë, që kjo të kontribuojë edhe në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit. Prandaj u kërkojmë që të trajtojnë njëri-tjetrin ashtu si do të na trajtojnë neve. Që do të thotë që pasi të integrohen me ne sa i përket katër lirive, t’i zbatojnë ato edhe me shtetet e tjera të rajonit”, tha Varhelyi në konferencë për mediat.