U kap me 150 litra naftë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari

AKTUALITET


Një 32-vjeçar është arrestuar nën akuzën e kontrabandimit të një sasie të konsiderueshme nafte. Gjatë kontrollit të një ambienti në pronësi të 32-vjeçarit, policia e Pogradecit ka zbuluar 150 litra naftë pa dokumentacionin përkatës.

Sipas policisë kjo sasi nafte pritej të transportohej kontrabandë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


Në pranga ra shtetasi D.Y, 32 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, i cili pritet të përballet me veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë.”




Skip to toolbar