Elbasan, vëlla e motër kapen brenda magazinës duke vjedhur

AKTUALITET


Policia e Elbasanit ka parandaluar një vjedhje duke arrestuar në flagrancë dy persona. Të arrestuarit, vëlla e motër me njëri-tjetrin, janë kapur duke vjedhur brenda një magazinë ushqimore në qytetin e Elbasanit në pronësi të shtetasit E.B.

Kanë qenë qytetarët ato që kanë pikasur hajdutët duke telefonuar policinë, e cila ka reaguar në kohë duke i arrestuar në flagrancë brenda magazinës.

Policia ka arrestuar shtetasit NJ.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan, ndërsa gruaja ka shfaqur rezistencë dhe dhunë në komisariat. Ajo ka thyer  xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Vjedhja” ,  “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.



Skip to toolbar