Sulm kamikaz në mitingun e presidentit, mbi 48 të vrarë

AKTUALITET


Të paktën 48 persona janë vrarë në Afganistan si pasojë e shpërthimit të dy bombave gjatë mitingut të presidentit Ashraf Ghani. Raportohet se nga sulmi i parë kamikaz u vranë 26 njerëz të cilët merrnin pjesë në mitingun e Presidentit Ashraf Ghani në provincën e Parvan. Ndërsa një tjetër shpërthim bombe ka ndodhur në Kabul vetëm pak minuta më pas duke shkaktuar vdekjen e 22 personave të tjerë. Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për të dy sulmet.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti Ghani nuk u lëndua megjithëse sulmi i parë ndodhi pranë tij në mitingun elektoral.

Një zëdhënës në Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, tha se nga 26 personat e vrarë 22 ishin civilë dhe katër ishin pjesë e stafit të sigurisë së presidentit.  Mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Ndërsa sulmi i dytë kamikaz ndodhi pranë ambasadës amerikane në Kabul, ku mbetën të vrarë 22 persona.

Kohët e fundit sulmet në Afganistan janë duke u intensifikuar ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e tij presidenciale në 28 Shtator. Talebanët më herët kishin njoftuar se fushata elektorale dhe vendet votimit do të ishin në shënjestër të tyre, në mënyrë që afganët të mos shkojnë për të votuar.



Skip to toolbar