A është agresiv COVID-19 nëse riinfektohemi sërish? Ja si përgjigjet Albana Fico

AKTUALITET


Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ishte e ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”.

Gjatë fjalës së saj, Fico u ndal në një pyetje që e ngre secili nga qytetarët. A është i rrezikshëm COVID-19 nëse një person që e ka kaluar njëherë sëmundjen riinfektohet sërish?


Drejtoresha e ISHP-së tha se nga indikacionet e para ka pasur raste të riinfektimeve, por ato kanë qenë të pakta në numër. Ajo shtoi më tej se në të gjitha rastet riinfektimet nuk janë shoqëruar me komplikacione.

“Riinfeksion do të thotë të sëmundesh nga e njëjta sëmundje, por kjo gjë ndodh për një arsye të ndryshimit që ka ndodhur shtama. 6 muaj prapa dhe 7 muaj prapa për shkak të shtamjes, të ishte infektuar me të njëjtin shtam, do të ishte riinfekisoni klasik. Ne kemi persona, nuk janë shumë, në atë grup shtames që ne i kemi veçuar janë 18, asnjë prej tyre nuk ka qenë i shtruar në spital. Kanë pasur në kartelat e tyre ose asimptomatik ose forma të lehta që nuk ka krijuar shqetësim dhe ne dyshojmë fort se kjo vjen nga përballja me një shtamë të re. Unë dua t’ju sjell një gjë në vëmendje, në një studim të bërë në Amerikën e Jugut, përqindja e riinfeksioneve si pasojë e infeksionit ishte 2%. Por nga evidenca riinfektimet ashtu siç i përkufizova pak më parë nuk janë shumë të shpeshta. Riinfektimi është një gjë për t’u mbajtur mend, por nuk ka një peshë për të shkaktuar komplikacione. Këto janë indiciet e para”, tha Fico.




Skip to toolbar