Aksident pranë QSUT, makina përplaset me motorin, plagoset një person

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes të së martës në Kryeqytet. Një mjet është përplasur me një motoçikletë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Aksidenti ka ndodhur pranë QSUT.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca. Personi i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë mjekim. Mësohet se drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa policia ka nisur verifikimit për të zbardhur ngjarjen e plotë.




Skip to toolbar