Apeli i OBSH për festa: Qëndroni në shtëpi

CORONAVIRUS


Organizata botërore e shendetësisë i bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për Krishtlindje për të shmangur ndonjë infeksion me koronavirus.

Kreu i zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën theksoi se nuk ia vlen të rrezikosh jetën për një festë. Në një deklaratë të qarkulluar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, Doktor Hans Kluge tha se mbetet një ndryshim midis asaj që ju lejohet të bëni nga autoritetet tuaja dhe asaj që ju duhet të bëni.

“Kemi edhe disa muaj sakrifica përpara dhe duhet të sillemi në një mënyrë që do të na bëjë krenar. Kur të kthejmë kokën pas, shpresoj se të gjithë të ndjejmë se kemi vepruar me një frymë njerëzimi të përbashkët për të mbrojtur ata në nevojë” deklaroi zyrtari i OBSH.

Sipas tij, pandemia kishte goditur komunitetet në të gjithë Evropën, duke paralajmëruar veçanërisht për ndikimin e saj në shëndetin mendor. Covid-19 ka detyruar familjet dhe komunitetet të ndahen, bizneset te falimentojnë dhe u ka privuar njerëzve mundësitë që një vit më parë i morën si të mirëqena



Skip to toolbar