Arrestohen dy turq në Rinas, tentuan Kanadanë me viza false

Më të fundit


Dy turq, të cilët kanë tentuar të kalojnë në Rinas me viza false janë arrestuar nga policia kufitare. Policia deklaroi se në pranga kanë përfunduar S. S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, të cilët do të udhëtonin në Kanada.

Vizat e tyre kanë qenë të dyshimta për kontrollorët e policisë kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.


Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, konkretisht: “Falsifikim i dokumenteve”, “Kontrabandë”, “Mosdeklarim në kufi i të hollave e sendeve me vlerë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga policia kufitare e Rinasit po këtë vit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.




Skip to toolbar