Arritja e marrëveshjes për komisionet hetimore, Çuçi: Ramë dakord për ngritjen e një grupi pune

AKTUALITET


Kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi në një komunikim për mediat theksoi se mes mazhorancës dhe opozitës është arritur një dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, ka thënë ai.





Skip to toolbar