“Auto Moto Park”, Rama: Në Shqipëri, garë e Formula 1

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”.

Gjatë fjalës së tij në këtë konkurs, Kryeministri Rama ka thënë se ky projekt do t’i hapë shumë “dyer” Shqipërisë dhe të do të sjellë mundësi të shumta.


Kryeministri Rama tha se ajo që dukej e pamundur se do të ndodhte – një garë e Formula 1 në Shqipëri, e ardhmja do të tregojë se kjo është e mundur.

Edi Rama: Kompanive që marrin pjesë në këtë event historik, por edhe për Shqipërinë sepse falë ideve dhe projekteve të tyre, ne do të përzgjedhim dhe projektin më të mirë apo atë që ne na duket më i miri për t’i hapur rrugë një epoke të re për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë ku një tjetër kategori vizitorësh do të hyjnë.

Ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve. Jo thjesht vende pune, por vende pune të mirëpaguara, por edhe mundësira dhe horizonte të reja për gjeneratën e re.

Dua të falenderoj Blendi Gonxhen dhe skuadrën që me përkushtim vazhdon të udhëheqë transformimin e shërbimeve publike. Sot shërbimet e transportit janë në krye të shërbimeve tona dhe kjo falë kësaj përgjegjshmërie. Ky projekt nuk është një kërkesë në përshkrimin e punës së drejtorit të kësaj drejtorie. Por është frut i frymëzimit për të cilën fola dhe duke bashkuar forcat ne do ta realizojmë.

Shumë gjëra që na dukeshin të pamundura, edhe ajo që do të dukej e pamundur deri sot në Shqipëri të kishim një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.




Skip to toolbar