Bardh Spahia del sot para gjykatës, PD “zbarkon” në Shkodër

AKTUALITET


Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia pritet të dalë sot para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua nga policia për shkak të sulmeve në KZAZ dhe djegies së shkollës në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që PD e cilëson këtë arrestim politik.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:30 në Gjykatën e Shkodrës. Por ndërkohë pritet që PD të mos  qëndrojë duarkryq.


Në mbledhjen e së premtes në mesnatë, të ish grupit parlamentar të PD-së u vendos që ish-deputetët të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e së premtes qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër. Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.




Skip to toolbar