Basha nga Korça: Ju nuk po prisni, po i prini ndryshimit

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, teksa është pritur me entuziazëm nga mbështetësit. Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.
E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.





Skip to toolbar