Berisha sot në SPAK, do të merret në pyetje për korrupsionin me ‘Partizanin’

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të martë ish-kryeministrin Sali Berisha për ta marrë në pyetje në lidhje me privatizimin ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ai ndodhet prej tri javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masa e cila u ekzekutua më 30 dhjetor të 2023.


Seanca për aferën “Partizani” pritet të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa nuk dihet nëse vetë Berisha do shkojë personalisht apo do dërgojë avokatët mbrojtës.

Krahas Berishës, hetimet e drejtësisë së re kanë përfshirë dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malletzin, i cili do të merret në pyetje më 25 janar, dy ditë pas vjehrrit.

Malltezi ndodhet me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe po hetohet për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.




Skip to toolbar